TIRANE- Zhurma në oborret e shkollave, buqeta me lule, urime, buzëqeshje dhe lot. Kjo është atmosfera e orëve të para të mëngjesit në ditën e parë të shkollës për 579 mijë nxënës në gjithë Shqipërinë. E kundërta ndodh fatkeqësisht me 700 fëmijë të familjeve në ngujim. Për shkak të izolimit, hasmërive dhe problemeve ata nuk mund të nisin vitin e ri shkollor, nuk mund të takohen me bashkëmoshatarët e tyre, nuk mund të kalojnë pragun e shtëpisë. E gjitha kjo në emër të Kanunit i cili i ndjek si pjesë e fatit me një ritual që nuk ndalet!
Një shifër e tillë është bërë publike nga komiteti i pajtimit mbarëkombëtar, pas një ekspedite faktmbledhëse, përmes së cilës synohet lirimi i grave dhe fëmijëve nga ngujimi.
Kamera e Tv A1Report, vizitoi sot njërën prej familjeve të ngujuara e cila megjithëse jeton shumë pranë kryeqytetit, në Kodër Kamëz, përballët çdo ditë me frikën për jetën dhe me pamundësinë e arsimimit të fëmijëve.
Pesë fëmijët e kësaj familjeje ( për shkak të sigurisë nuk mund t’i identifikojmë ) nuk ishin përgatitur për të shkuar në shkollë si çdo fëmijë tjetër. Nuk kishin veshur as sandalet e vjetra, dhe shapkat.
“Nuk i çoj dot. Kam frikë se marrin gjakun.”- tregon në mikrofon nëna e fëmijëve. Njëri prej fëmijëve mban në dorë një abetare dhe mundohet të lexojë. Kjo familje është mbi 15 vjet në gjak dhe fëmijët e saj qysh se kanë lindur nuk ka dalë asnjëherë nga pragu i derës.
“Mundohemi ti mësojmë vetë”- thotë nëna e fëmijeve ndërsa i kërkon ndihmë zyrtarëve:
“Nëse ato i kanë dërguar kalamajt sot në shkollë do të doja që të më ndihmonin t’i dërgoja dhe unë. Do të doja që fëmijët e mi të ishin të lirë të shkojnë në shkollë. Të mos ngelen injorantë, mbyllur gjithë ditën pa bukë, me frikë. Të mendojnë si për fëmijët e tyre “- thotë e reja për gazetarin e tv A1 Report, Arsen Rusta.
Sipas përfaqësuesve të komitetit të pajtimit mbarëkombëtar, 123 fëmijë përballen me rrezikun e lartë të fenomenit të gjakmarrjes, ndërsa 600 të tjerë që nuk do të mund të shkojnë në shkollë këtë vit.
Nga viti 1991 deri më sot janë 10 mijë viktimat e hakmarrjeve mes fiseve në Shqipëri. Në vend të parë sipas analizave të policisë për shifrat ndodhet rrethi i Shkodrës me 122 familje ne hasmëri dhe të gjithë fëmijët e ngujuar, që nuk shkojnë në shkollë.
SHKODER: 54 FEMIJE NUK NISEN VITIN E RI SHKOLLOR
Kryetari i Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit në qarkun e Shkodres Mustaf Daija gjatë një interviste për mediat deklaroi sot se rreth 54 fëmijë që për shkak të ngujimit nuk mund të nisin vitin e ri shkollor këtë të hënë në qarkun e Shkodres. Edhe pse eKziston nje projekt i vënë në jetë nga DAR, këta fëmijë për shkak të vendit ku jetojnë e kanë të pamundur të jenë pjesë e shkollave te posacme për të ngujuarit. Gjatë viteve të fundit roli i strukturave të shtetit dhe i shoqërisë realisht mund të konsiderohet tepër i ulët, gjakmarrja ka sfiduar hapur shtetin.
(sg/en/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Avokati i Popullit: Të gjithë fëmijët kanë të drejtën të arsimohen