TIRANE, 1 Korrik /ATSH/- Bizneset dhe individët kanë arritur që të marrin më shumë kredi nga bankat në muajin maj, duke shënuar një rritje prej 0.5% në krahasim me një muaj më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Kjo është rritja e dytë mujore në periudhën janar-maj.
Ndonese bankat kishin sinjalizuar se do të ishin më aktive në kreditim, teksa një ndikim pozitiv psikologjik dha dhe fillimi i shlyerjeve të detyrimeve të prapambetura për biznesin nga Ministria e Financave si dhe lehtesimi i vazhdueshem i politikes monetare nga ana e Bankes Qendrore.
Shtimi i kredisë në maj erdhi pothuajse tërësisht nga rritja e huadhënies për bizneset (korporatat e tjera jo financiare) dhe është dhënë në valutë, ben te ditur BSH-ja. e,xh/./a.g/











