Drejtuesi teknik i kësaj kompanie Ramadan Bunçi, është shpallur në kërkim pasi një mandat arresti të lëshuar nga prokuroria e Kukësit, ndërkohë që mandatet e arrestimit janë lëshuar nga e njëjta prokurori dhe ekzekutuar nga Policia e Shtetit për shtetasit Guri Aliaj 56 vjeç, Gazmend Muçaj 38 vjeç Zeqir Isaku 58 vjeç dhe Halil Beta 58 vjeç. Tre nga këta persona janë inxhinierë të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, ndërsa Guri Aliaj është drejtor i këtij dikasteri.Ndërsa Gazmend Muçaj i arrestuar është përfaqësuesi ligjor i studjos së projektimit “Mega-Studio”.
Sipas prokurorisë së Kukësit, të gjithë të proceduarit penalisht akuzohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”. Nga veprimet paraprake proceduriale, rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit nga procedura për ndërtimin e ujësjellësit arrin në vlerën e 3 miliard e 400 e 40 milionë lekëve të vjetra,ndërkohë që banorët e Kukësit vijojnë të mos furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Sipas prokurorisë të gjithë këta persona, kanë falcifikuar aktin e kolaudimin të ujësjellësit, i cili end nuk është në gjëndje të sjellë ujin në qytet.