Gjanica në Fier u shndërrua në hapësirë 'paqeje' për qytetarët, por sot uji ka rrjedhur i zi! Derdhja e hidrokarbureve 'bombë' mjedisore, shkon në bregdet

FIER-Lumi Gjanica, i cili përshkon qytetin e Fierit  nga një investim i qeverise shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht në një nga hapësirat rekreative me shëtitore, ambiente pushimi, parqe, sheshe dhe kënde argëtimi për te gjithë qytetarët.

Por sot ka ndodhur një fenomen që dikur ishte i shpeshtë, uji në lumë ka rrjedhur i zi. Derdhja e e hidrokarbureve në këtë lumë herë pas herë i bëjnë ujërat e këtij lumi të zeza.

Shkak për këtë është ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës si pasojë e ndotjes nga mbetjet hidrokarbure. Ka disa ditë sidomos në mbrëmje lumi nderon ngjyrë herë të bardhë dhe herë ngre të zezë shoqëruar  me ere te rëndë edhe gazi

Këto derdhje në Gjanicë mund të jenë sipas specialistëve të naftës, shkarkuar mbetjet e depozitave të dekantimit që ndodhen në zonat naftëmbajtëse.

Pas procesit të dekantimit, këto mbetje derdhen pa kontroll në përrenj, duke kaluar në lumë me destinacion final bregdetin e Semanit. Në tilla kushte ndotja është e shumëfishtë me dëme të mëdha ekologjike.

Banorët e zonës ngrenë alarmin se ndotja e lumit po u shkakton edhe shumë probleme shëndetësore pasi nafta përmban dhe gaze helmuese.  Duke folur për mikrofonin e Report Tv një nga banorët akuzon bizneset se e derdhin naftën në Gjanicë ditët që Inspektorët nuk janë në punë, prandaj iu bën thirrje Insitucioneve që të inspektojnë gjatë fundjavës pasi në këto ditë zakonisht ndodh ndotja e lumit.

"Ky ujë që ndodhet Gjanica është uji i shtresave të naftës. Domethënë bizneset që kanë marrë vendburimet e Viskozës dhe më tutje, pasi kanë ndarë ujin nga nafta, ujin nuk e fusin në shtresë siç e ka kontrata por e derdhin në Gjanicë.  Ai uji ka edhe mbeturina benzoli por ka edhe mbeturina squfuri, Janë gaze helmuese. Janë edhe me pasoja për të ardhmen e njeriut, jo vetëm për momentin që vjen erë e keqe, por veprojnë edhe në organizmin e njeriut. Më përpara ka qene edh më keq, por që kur është rregulluar Gjanica nuk është lejuar të hidhet nafta por përsëri uji është i ndotur. Inspektorati duhet të vijë të marri erë te Gjanica të premte e të shtunë sepse ata e derdhin çdo të premte të shtunë e të dielë. Në ditët kur inspektorët nuk janë në punë.

Gjanica është bërë shumë e bukur dhe tërë fieri, Por ky pisllëku që bjen këtu do akoma lek shumë sepse janë gjithë ato ndërmarrje të vogla që nuk kanë buxhet për të bërë filtrimin e ujit dhe derdhin në Gjanicë", shprehen banorët për Report Tv.

Lajm në përditësim...

1626593471_GJANICA1.jpg

1626593479_GJANICA5.jpg

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/07/2021 22:29

    Ju te /SHQIPTARES/ dhe banoret e keni ngritur e ringritur shume here problemin e ndotjes se /Gjanices/,me ben pershtypje qe asnje nuk reagon !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale