Tiranë - Nuk dihet nëse është sajuar nga banorët e zonës apo është vërtetë një legjendë urbane, e cila mund të dojë një përgjigje. Por, prej një muaji një gjarpër piton, 8 metra i gjatë është larguar nga kafazi i të zotit në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës.
Këdo që pyet, me buzëqeshje ta kthen se historia e gjarprit ka marrë dhenë në fshat, sipas të cilëve zvarraniku ka kafshuar edhe bagëti të shumta. Disa thonë që nuk është e vërtetë, disa të tjerë refuzojnë të flasin.
“Për mendimin tim është rren. Ka 1 muaj që qarkullon kjo legjendë. Nuk e ka parë njeri, se po ta kishte parë do të kishte dalë. Unë kam rrjetat këtu që peshkoj çdo herë kështu që rrjeta do ta kishte kapur po të kalonte në të”, shprehet njëri prej banorëve.
“Unë kam 13 vjet që punoj taksi këtu, por nuk kam parë asgjë”, tha një tjetër banor.
Kurse një banor tjetër i fshatit u shpreh: “Rren njëri, rrotullohet rrena edhe e beson po vetë ai që e dëgjon për së dyti. Kjo është puna e shqiptarit”.
Sipas njërit prej banorëve, në qoftë se gjarpri do të kishte kaluar në lum, do të kishte ngecur në rrjetat që ai ka vendosur për të peshkuar. Për disa të tjerë, kjo është një gënjeshtër që e beson edhe ai që e ka trilluar, sepse sipas tij, kjo është ajo që bëjnë shqiptarët.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com