Gjashtë persona, pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën tentuan të kalojnë kufirin sot në Rinas me test të falsifikuar të COVID

Gjashtë persona, pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën tentuan të kalojnë kufirin sot në Rinas me test të falsifikuar të COVID

Aeroporti i Rinasit

Nëntë persona janë arrestuar sot në Rinas, ku gjashtë prej tyre u kapën pasi tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se këta persona kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Ata akuzohen për veprën penale  “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Po ashtu Rinas u proceduan penalisht, për veprën penale   ”Kalimi i paligjshëm i kufijve”, shtetasit E. Ç. dhe A. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi kanë tentuar të kalojnë për në Angli në mënyrë ilegale, si dhe shtetasi N. S., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dritani: 15/05/2021 12:08

    Keta idjot duhe bere shembull sepse me veprimet qe bejne ulin besimin e fqinjeve dhe na nxjerin pengesa kur dalim jashte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë