Gjatë gjumit edhe
mund të mësohet

Gjatë gjumit edhe <br />mund të mësohet
Dihej se njohuritë ekzistuese forcohen gjatë gjumit. Një ekip hulumtimi i Institutit të Shkencave në Ëeizmann të Izraelit, udhëhequr nga Anat Arzi ka zbuluar se qelizat e nuhatjes dhe të dëgjimit qëndrojnë të aktivizuara gjatë gjumit, për tu ndërlidhur me njëra-tjetrën. Ndërsa njerëzit flenë, mund të ruajnë pa vetëdije informacione plotësisht të reja, të tilla si: lidhja midis tingujve dhe aromave.

Në studimin e tyre, shkencëtarët i prezantuan njerëzve në gjumë tinguj të ndryshëm në kombinim me aroma të këndshme dhe të pakëndshme, nga peshqit e kalbur e deri tek shampo. Rezultati ishte mjaft interesant. Të testuarit merrnin frymë më thellë gjatë aromeve të këndshme. Çuditërisht, pas pak kohe, të fjeturit merrnin fryme edhe më fort, kur dëgjonin tingujt e vënë së bashku me erën e këndshme. Gjithashtu, edhe kur ata ishin të zgjuar e ruanin këtë sjellje. Megjithatë, pjesëmarrësve nuk mund të kujtonin një lidhje konkrete mes dy shqisave. Sipas studiuesve, lidhja e tyre, nuhatja dhe dëgjimi krijohet në gjumë, por ata konsiderojnë të pamundur faktin, që njerëzit mund të mësojnë njohuritë ndërlikuara si: fakte shkencore apo gjuhë të reja në gjumin e tyre.

Hetimet e studiuesve amerikanë të Universitetit në Evanston kanë treguar se stimulimi i jashtëm gjatë gjumit mund të përmirësojë aftësitë komplekse. Ata konstatuan se nëse dikush dëgjon sërish gjatë gjumit atë që ka mësuar, e ringjall informacionin e ruajtur kohët e fundit." Në një eksperiment, 16 pjesëmarrës mësuan të luajnë në piano dy melodi, nga 12 nota secila. Pas ushtrimit, të gjithë vullnetarët u vunë në gjumë për 90 minuta. Atyre iu vendosën elektroda në mënyrë që shkencëtarët të përcaktonin valët e tyre të trurit dhe fazën e gjumit të thellë. Gjatë gjumit të thellë, hulumtuesit i luajtën gjysmës së të testuarve njërën nga dy meloditë e dëgjuara me kufje.

Pjesës tjetër së testuarve iu luajt melodia e dytë. Të nesërmen, të gjithë pjesëmarrësit duhet të luanin të dyja pjesëzat e muzikës. Të testuarit e kishin më të lehtë të kujtonin dhe luanin melodinë e dëgjuar gjatë gjumit. Ata bënë më pak gabime dhe ndoqën perfektshmërisht ritmin e caktuar - raportojnë studiuesit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)