Gjata: Nishani në detyrë deri
në zgjedhjen e Presidentit të ri

Gjata: Nishani në detyrë deri<br />në zgjedhjen e Presidentit të ri
"Nuk mund të ketë vend vakant të pozicionit të Presidentit të Republikës, por veçse President në detyrë".

Kështu e interpreton kushtetutën konstitucionalisti Çlirim Gjata, i cili gjatë një interviste për Report Tv thotë se Presidentit qëndron në detyrë deri sa të zgjidhet Presidenti i ri.

"Kushtetuta nuk e përcakton çështjen në detyrë, përcakton vendin vakant kur presidenti jep dorëheqjen, kur vdes në detyrë, pamundësi fizike dhe psiqike e vërtetuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne e kemi Presidentin. Edhe për kryeministrin nuk e parashikon Kushtetuta, por vazhdon të mbetet në detyrë edhe pasi ka humbur zgjedhjet, deri në mbledhjen e parlamentit dhe zgjedhjen e qeverisë së re. Edhe për Presidentin njësoj, ai mund të vazhdojë të rrijë në detyrë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Vakanca ka të bëjë kur mbetet bosh fare, kur s'ka njeri kush të jetë President", u shpreh Gjata.   

Por çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet presidenti nga ky parlament?

Çlirim Gjata thotë se do të jemi përballë kushteve që as nuk parashikohen në Kushtetutë?

"Me këtë parlament duhet të zgjidhet por problemi është nëse nuk arrihet të zgjidhet. Çfarë do bëhet? Duhet të rifillojnë procedurat në parlamentin e ri, apo duhet të ribëhen zgjedhjet dy herë? Këtë nuk e zgjidh Kushtetuta", thotë ai. 

Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës, Çlirim Gjata shprehet se data e nisjes së proceduarve ligjore per zgjedhjen e Presidentit, në kushte kur jemi në vit zgjedhor, është data 18 prill, ndërsa në kushte normale është data 24 maj.

Por sipas tij, në kushtet e krizës aktuale politike merr rëndësi specifike zgjedhja e një presidenti konsensual, pavarësisht votave që ka shumica në Kuvend.

"24 korrik mbaron mandati i Presidentit aktual, seanca e re fillon në datën 25 maj. Përjashtimisht kur bie 6 muajt e fundit të mandatit të parlamentit, atëherë afati është 18-19 prilli mendoj që fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nuk është problemi te numrat, votat, por sa konsensual dhe sa i aftë e i pranueshëm do të jetë një president", thotë me tej Gjata.  

Sipas Kushtetutës, Presidenti aktual e mbyll mandatin e tij me datën 24 korrik, e njëjta datë që mori detyrën 5 vite më parë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0