Në muajin korrik janë goditur 37 raste të shkeljes së ligjit dhe janë kapur 10 persona të shpallur në kërkim. Nga të cilat veprat penale janë: Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” ,5 raste.“Falsifikimi i letrave me vlerë”,12 raste.“Falsifikim i pasaportave, letërnjoftimeve, vizave”,4 raste.“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,12 raste.“Trafikimi mjeteve motorike”,3 raste.“Braktisja e fëmijës së mitur”,1 rast.“Dhënia e ndihmës për kalim paligjshëm të kufirit shtetëror,1 rast.
Këto të dhëna janë bërë të ditura gjatë një inspektimi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në pikat e kalimit kufitar, me qëllim përballimin e fluksit, parandalimin e azilkërkimit, si dhe rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë që mund të zhvillohet nëpërmjet këtyre pikave. Në Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete dhe kanë dalë rreth 32 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj me rreth 9 mijë mjete.
Veliu ka parë nga afër procedurat e kontrollit dhe krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe pritjes së gjatë për të hyrë si pasojë e fluksit në rritje çdo ditë. Ai u ka kërkuar punonjësve të policisë në sportele që të jenë të angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, dhe të ofrojnë një shërbim sa më cilësor dhe në kohë, gjithashtu ka porositur drejtuesit e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, që në raste të fluksit të madh të aplikojnë procedurat e përshpejtuara, por pa lënë mënjanë kontrollin e personave apo mjeteve të dyshimta.
Qëllim tjetër është parandalimi i personave që duan të largohen në vendet e BE-së për të kërkuar azil. Veliu në fund ka përgëzuar punonjësit e Policisë Kufitare që u kanë ardhur pushuesve në nevojë, apo në evidentimin dhe ndëshkimin e personave, të cilët me mjetet lundruese shkelin perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
FOTOLAJM/ Jahti luksoz me flamurin e Maltës ankorohet në Portin e Durrësit
26 Mars, 16:03
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13