Renaldo Avduli, oficeri i policisë së Vlorës tashmë i shpallur në kërkim, nuk ishte thjesht informator i paguar i grupit kriminal, por Avduli zotëronte në cilësinë e pronarit dy parcelave me drogë të asgjësuara nga FNSH, mes teritorit të fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë në Vlorë. Një fakt i tillë është faktuar nga hetimet e kryera prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka siguruar prova se Renaldo Avduli, kishte dy nga disa parcelat e drogës së asgjësuar tre ditë më parë në zonën malore të Vlorës. Dy ditë më parë Krimet e Rënda dërguan dosjen kundër 6 të pandehurve në gjakatë. Nga përgjimet e kryera, të cilat sot “Shqiptarja.com” i zbardh të plota, rezulton se Taulant Haxhiraj një nga drejtuesit e grupit, ndjek në distancë asgjësimin e parcelave me droge, ndërkohë që i thotë Marjo Bajramit se emri i tij kishte dalë në televizor dhe vetvetiu ai tashmë ishte djegur.

Haxhiraj kreu i grupi kriminal
Nga të dhënat e marra nga bisedat telefonike rezulton se personat e përfshire në aktivitetin kriminal në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në Vlorë ishte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili rezultonte se veprimtarinë e tij të kundraligjshme lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike dhe tregtimin (shitje-blerje) e lëndëve narkotike të forta e kryen në bashkëpunim, me shtetasin Renaldo Avdyli (punonjës policie), Xhovalin Baço, Shkelqim Koçiaj, Marjus Barjami, Reshat Radhima. Mbi bazën e të dhënave të marra nga përgjimet telefonike rreth aktivitetit kriminal të kryer nga personat e lartpermendur nga ana e policia gjyqësore, më datë 8 shtator 2016, është bërë kqyerja e vendeve  dhe pikërisht në fshatin Treblovë Vlorë, në afërsi të varrezave të fisit Lamaj. Kqyrja është shoqëruar edhe me fotografimet përkatëse. Gjatë kqyrjes janë evidentuar parcelat e mbjella me bimë narkotike. Po ashtu me datë 4 tetor 2016, nga ana e policisë gjyqësore, është ushtruar kontroll, në fshatrat Vezhdenisht dhe Treblove dhe nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të lloit “Canabis Sativa”. Gjatë kqyrjes se vendit të ngjarjes të datës 4 tetor 2016, është konstatuar se në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblove, u konstatua një parcelë e mbjellur me  bimë narkotike të lloit “canabis sativa”. Në krahun lindor ngjitur me këtë parcelë ndodhej dhe një parcelë tjetër e mbjellë me bimë narkotike të lloit canabis Sativa. Në parcelën e parë u konstatuan 1430 rrënjë të mbjella me bimë narkotike në fazën e pjekjes.

Gjenerator, pompa dhe tuba për vaditje
Në vijim të kqyrjes u konstatua se në vijim të kësaj sipërfaqe të mbjellë me bimë canabis sativa në largësi 7 metra nga përroi gjendet një objekt i ndërtuar me material druri dhe i mbuluar me plasmas me ngjyrë të zezë. Në gjithë hapsirën e brendëshme të këtij objekti gjenden të varura në 11 rrjeshta bimë të prera me kërcell, gjethe dhe boçe bimë narkotike të lloit canabis sativa.Në largësi 10 metra nga kasollja u gjet dhe u sekeustrua një armë zjarri,automatik bashkë me një krëhër me fishekë,i futur brenda një batanije. Në vijim të kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua se në anën jugore ngjitur ndodhet të mbjella rreth 1550  bimë narkotike të lloit canabis sativa. Gjatë kqyrjes u konstatua se në afërsi të parceles së parë ndodhej një rezervuar i mbushur me ujë. Në afërsi të këtij rezervuari ndodhej një pompe uji dhe një gjenerator të cilat janë të lidhur me një sistem rrjeti tubacionesh të shpërndara në gjithë sipërfaqen e mbjellë me bimë narkotike të lloit canabis sativa. Në vijim te kqyrjes se vendit te ngjarjes, ne largesi 600 metra nga parcelat e tjera, u konstatua një parcelë e mbjellë me bimë narkotike canabis sativa. Kjo pacelë ka siperfaqe 63x15 metra. Në anën lindore të kësaj parcele ndodhej një objekt i ndërtuar me material druri dhe i mbuluar me plasmas. Në brëndësi të këtij objekti ndodheshin të sistemuara në rrjeshta bimë narkotike të prera dhe të thata.

Bisedat e përgjuara
Në lidhje me këtë ngjarje të datës 13 shtator 2016, nga ana prokurorisë janë vënë në përgjim numrat e telefonit 06XXXX185 që e ka patur në përdorim personi nën hetim Taulant Haxhiraj, numri 06XXXX2396 që e ka patur në përdorim personi nën hetim Shkëlqim Koçiraj, numri 067XXXX02 që e ka patur në përdorim personi nën hetim Marjus Barjami, të cilët kanë patur biseda dhe komunikime mes tyre me këtë përmbajtje

Haxhiraj:O vlla

Koçiraj:Ça bëre

Haxhiraj:Ça të bëj, po rri, ikën ë…

Koçiraj:Ee hajde lart

Haxhiraj:Do vij ej

Koçiraj:

Haxhiraj: Bën gjë aty

Koçiraj:Bën

Haxhiraj: Ej

Koçiraj: Hë

Haxhiraj:Ja të kaloj na një or,që t’zbresin ata, ndeshem rrugës,unë z’vete dot as në shtëpi,kupton tani…

Ndërkohë më datën 14 shtator 2016, Taulant Haxhiraj, ka telefonuar personin nën hetim Shkëlqim Koçiraj me këtë përmbatje

Haxhiraj:Alo

Koçiraj:Ore vlla

Haxhiraj: …ë ore

Koçiraj: Ça po bën

Haxhiraj:Hiç ca të bëj ja…

Koçiraj: Ça bëhet ndonjë gjë ku vajte…

Haxhiraj: Unë ë

Koçiraj: Ee…

Haxhiraj: K’tu jam ku do vete

Koçiraj:Po ata aty i ke

Haxhiraj: Ee…

Koçiraj: Po mbaj se s’kan më gjë, ej…

Haxhiraj: Hë…

Koçiraj: Fola dhe me atë djalin e dajos, ai më çmëndi mua, ore hajde hajde vari k… thot mua, hajde vem takojmë atë shokun (qesh) do vij pastaj…

Haxhiraj: E mir hajd…,

Haxhiraj:Ça do më thoshte vllai, vajtët një here atje, apo akoma,

Koçiraj: Tani po vemi…

Haxhiraj: Ikni shpëtoni ca të shpëtoni

Koçiraj: Po ca se kanë ashu jo, e hoqën e lanë në vent

Haxhiraj: E re c’a të shpëtoni… hajt

Koçiraj: Hajt.

Gjithashtu po në datën 14 shtator 2016, Taulant Haxhiraj i ka telefonuar Marjus Barjami duke zhvilluar këtë bisedë:

Bajrami: O Vlla

Haxhiraj: O vlla

Bajrami: Ore ca bën…

Haxhiraj:Ça po bën..

Bajrami: Po ça do bëj ja ktej vërdall, po ri,

Haxhiraj: Vajtët atje apo jo?

Bajrami: Jo jo akoma, po rim…

Haxhiraj: Vun gjë, vun gjë zjarr?

Bajrami:Ëë?

Haxhiraj: Vun gjë zjarr apo jo?

Bajrami: Ëe, kurse te ajo e jona jo më duket, nuk e di… se po i shikonim z’dukesh mirë ajo, vetëm po i shikonim, s’ishim atje, ishim te rruga, po bënin foto gjëra kshu, po i shuanim që nga lart nga mali… tani ikën

Haxhiraj: q… ropt mu n’p…, ë vlla…

Bajrami: Ikën kanë na dhjetë minuta, çerek ore që ikën

Haxhiraj: Do vij unë pastaj, dola n’televizor un,a t…

Bajrami: Ç’ne në televizor ti?

Haxhiraj:Po dolëm mua ë vlla, më shpallën mua a t’keqen…

Bajrami: Ça po thua?

Haxhiraj: Po e ë vlla, po unë ca po t’them, ë, ca mendon ti se u la me aq muhabeti, e hëngra un…

Bajrami: Po kush e bëri gjithë k’të o, kush e bëri gjith k’të?

Haxhiraj: Jo nga Vlora vlla, s’kan lidhje me Vlorën, janë Tirans ata të dy.

Bajrami: Po mir o na Tirana, po tani kush ka ashtu o vlla, kush ka fol o se do i q… m…, kush ka fol o vlla, se njëri ka thën, ti nuk e gjen dot tani?

Haxhiraj: Se gjej dot tani ë vlla po, një sekond, po ik se se gjej dot tani, hajt.

Bajrami: Mirë, o vlla mor hajd.

Vetëm katër ditë më vonë në datën 18 shtator 2016 Taulant Haxhiraj, me pseudonimin “Memi”, telefonon Marjus Barjami, me emrin “Marjo” dhe kryen këtë bisedë:

Bajrami:Alo

Haxhiraj: Ku je?

Bajrami: Hiç po mbush çik ujë…

Haxhiraj: Mbush ujë, ça bën?

Bajrami: Edhe…

Haxhiraj: Hë vlla…

Bajrami: Mora një shok atë që rri me mua

Haxhiraj: Po a e ke të besuar?

Bajrami: Eee. Ça bëre ti

Haxhiraj: Mos e lij atë shokun të iki pa e hequr edhe atë që aty…

Bajrami: O po po…

Haxhiraj:Ke parasyshë?

Bajrami: E di e di

Haxhiraj: Hajde hajde se kshu ke besim ti..

Bajrami: ëëë;

Haxhiraj: K’shu ke besim ti te të gjitha po hë

Bajrami: Po unë si kam shokët si ti ore Memi ca më sjell mua Babën e kta më hoqën mendjen

Haxhiraj: Po me Babën ca keni ju është mërzitë Baba?

Bajrami: Unë do ti q… robt atij po ca ti bëj se e ke sjellë ti ore

Haxhiraj: Pse ca bën?

Bajrami: A e di ca i bëj unë atij rrënjës

Haxhiraj: Pse ca bën?

Bajrami: Po s’punon ore…

Haxhiraj: Ai tha kam që ne tetë të mengjesit që punoj tha…

Bajrami: Ai po ja, po s’beson të të thojë Çimi, mere Çimin në telefon, Edi punonte ai rrinte, erdhi tjetri Çimi që sna e ka borgj punonte ai rrinte, prandaj po them

Haxhiraj: V… k…. mos e ndiç, mirë, e ke aty të bëjë si të bëjë ashtu.

Një ditë më pas Taulant Haxhiraj i ka telefonuar sërisht Marjus Barjami ku ka zhvilluar këtë bisedë

Bajrami:Alo…

Haxhiraj: Hë vlla

Bajrami: Hë ore?

Haxhiraj: Ca bën, hiç ça po bën, Hë,

Bajrami: Po fola me ato…

Haxhiraj: Më kë?

Bajrami:Me k’të që ka shpinë ktu o vlla

Haxhiraj:Hë vlla?

Bajrami: Edhe më tha mua që duhet të vij vetë ai tha o vlla, për ty. Të merja dhe nja dy veta të tjerë e të vij të mbaronim punë.

Haxhiraj: Po unë s’vij dot tani o vlla si të vij

Bajrami: E o vlla po nuk… se e kanë dhënën kohën e keqe mund edhe të ashu ajo….

Haxhiraj: Po ju vazhdoni po prisni

Bajrami: Ca do presim ajo ka mbaruar që dje o vlla

Haxhiraj: Po jo or jo, po e prisni kshu të vogla

Bajrami: Jo nuk do e presim o vlla se nuk duhet ashu tha ai. Ai tha po filluat ta prisni tha, duhet ta hiqni direkt tha, prandaj them unë. Edhe për to gjeneratorin e ato duhet të vijnë.

Haxhiraj: Po ja do vijnë foristradë do dërgoj njerës unë

Bajrami: Duhet të ketë njërës tha nuk ashu dot

Haxhiraj: Mirë mirë do dërgoj njerëz

Bajrami: Mirë o?

Haxhiraj: Mirë vlla hajt

Bajrami: Se tha dhe Çimi

Haxhiraj: Po ca do bësh të vesh deri në Vlahinë mos ik fare

Bajrami: Po të dërgontë na një lek o vlla se skemi as cigar asgjë të dërgonte me furgona.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com