Gjekmarkaj fushatë me Luan Hotin në Durrës: Prej 16 vitesh nën drejtimin e 'Gjush akullores' masakra urbane ulëret

Gjekmarkaj fushatë me Luan Hotin në Durrës: Prej 16 vitesh nën drejtimin e 'Gjush akullores' masakra urbane ulëret

Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes 15 në Durrës, i shoqëruar nga nënkryetari i PD-s, Agron Gjekmarkaj.

Gjatë takimit me banorët, Gjekmarkaj tha se Hoti është kandidat i duhur për Durrësin, i cili për 16 vite është shkatërruar nga Dako dhe betoni i tij. Gjekmarkaj foli edhe për pastrimin e qytetit ku thekson se në çdo cep ka mbeturina  

"Sot me Luan Hotin, kandidatin e PD për bashkinë  Durrës, fituesin e duhur për ndryshimin e qytetit. Në fushatën derë më derë në lagjen 15 me qytetarët e  braktisur prej dekadash e të lënë në harresë, zhgënjim e përbuzje, nga këta bijë cinikë të korrupsionit !  Durrësi ka qënë vendi i një mijë bukurive, disa ja ka dhënë Zoti të tjerat i kanë ndërtuar brezat , shekull pas shekulli për t'i rrënuar Gjushi dhe  tarafi i tij i betonit. Prej 22 vitesh kjo bashki qeveriset nga socialistët, 16 nga Gjush Akullorja ! Masakra urbane ulëret, shëmtia thërret, Gjushi lezetohet e pasurohet. Një qytet nazik e sqimatar që punon për një njeri dhe për një aradhë akraballeku  që i rri nga pas si mizat në coftinë.Edhe sot ai ka caktuar dikë pa emer për ta menaxhuar vetë! A ka kuptim që përsëri të votohet "non gratta", jo thjeshtë nga SHBA por nga etika dhe morali qytetar e nga kodet shqiptare?! Jo s'ka ! Këtë i thonin sot qytetarët Luan Hotit në dyqanet bosh, në serviset pa punë të periferisë, në qoshet e mbushura me plehra prej ditesh që ndynin dynjanë si morali i "Rilindjes", në rrugët me pluhur e të çara, në shtepitë e palegalizuara, në shkolla e kopshte të rrënuara, nga nënat, baballaret, të rinjtë, të papunët dhe të marxhinuarit që punojnë me meditje!Plehra kudo plehra, një taft e krupë qelbesirë ndihet në çdo qoshe !Bashkia aktuale nuk ekziston, vetem shton pisllekun e zullumin.Kjo është kartolina simbol e "Rilindjes" ! Durrësi i një mijë bukurive me sundimtarë kodoshë e injorantë, të babezitur pa kufi e me kufi mendor të kerrthiza e barkut, grumbull e rrumbull kërkon ndryshim! Si ata të qendres që ngjan si periferi ashtu edhe ata të periferisë që nuk bëhet qënder duan ndryshim, duan Durrësin e qytetarve dhe jo atë të "Akulloreve non gratta"! Qindra duar të shtrenguar sot, qindra halle të parashtruara dhe përballë tyre një qytetar me program për qytetin, të zbatueshem, konkret: Luan Hoti , jurist i njohur, person përbashkues me Durrësin, objekt e qëllim ka ndryshimin që ka nevojë, shumë nevojë të ndodhë nëse qyteti nuk do të mbetet një nocion historik dhe një kasaphanë korrupsioni !! Mbreslënese kjo ditë me kaq shume shpresë dhe deshirë për fitore në një qytet i cili ka dekada që vetem humb.Durrësi nuk u jep më besim abuzueve !!", tha Gjekmarkaj

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KARRAMAFMUT KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/02/2022 15:15

    O Çekmarkaj o sahan lëpirës ti që haje si çen si një njeri i pa par po ti je njeri mos mirnjohës ty deputet të boni Sali Berisha e ti tani i del kundra Doktorit. Ti për lek e për post shet dhe nanën tande mor laperi ndyr. ME NDERIME E ME RESPEKT KARGJYZEN REXHEP BULE LEKA [ KEPI ] KOK LOPA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja