TIRANË- Agron Gjekmarkaj ka ironizuar zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit për Kryesinë e re të Partisë Demokratike. Për Gjekmarkaj, ato nuk ishin zgjedhje ku është respektuar vota, pavarësisht trumbetimit me të madhe të Sali Berishës.
“Ngushëllime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udhëheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do përsoset edhe më e uruara. Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj në një postim në Facebook.
Dje Komisioni i Rithemelimit mbajti zgjedhjet për Kryesinë e re ku u përzgjodhën 20 emra. Mes tyre binte në sy rikthimi i Jozefina Topallit, teksa Belind Këlliçi ishte më i votuara. Ndërkohë, në listë ishte dhe Ina Zhupa, e dyta më e votuara, e cila duket se i është bashkuar 'Rithemelimit' zyrtarisht.