Rithemelimi zgjedh anëtarët e Kryesisë së PD-së, Këlliçi më i votuari, rikthehet Topalli, fiton edhe Zhupa! Kush janë njerëzit e Berishës që mbetën jashtë

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur sot 20 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike. Nga 47 kandidiatë që u propozuan, Këshilli Kombëtar ka votuar sot dhe vetëm 20 prej tyre do të jenë pjesë e kryesisë.

Në listën fituese të publikuar nga Komisioni i Rithemelimit, vihet re se më i votuari është Belind Këlliçi i cili ka siguruar 192 vota. Pjesë e kryesisë do të jetë edhe Jozefina Topalli, e kthyer tashmë në PD që kur Sali Berisha mori kontrollin e partisë. Surpriza në të gjithë këtë proces ishte deputetja Ina Zhupa, e cila doli fituese, ndërsa është e dyta më e votuara nga 6 anëtaret e tjera femra që u zgjodhën sot. Zhupa iu bashkua Berishës në Kuvendin që ky i fundit thirri më 30 prill.

Një vend kanë në kryesi kanë siguruar edhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi. Ajo çfarë vihet re është se jashtë krysisë ka mbetur zëdhënësja e Sali Berishës Floriana Garo, e cila e ka shoqëruar në të gjithë rrugëtimin e ‘Foltoreve’. Të përjashtuar mbetën edhe tre ish-ministrat në kohën e qeverisjes së Berishës, Genc Pollo, Arben Imami, e Tritan Shehu, por edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia.

Albana Vokshi bëri me dije se javën e ardhshme, në 3 qershor, ora 17.00,  Këshilli Kombëtar i ‘Rithemelimit’ do të mblidhet sërish dhe do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, si edhe sekretariatet.

Fituesit

  1. Fatbardha Kadiu 141 vota
  2. Ina zhupa 126 vota
  3. Jozefna Topalli 118 vota
  4. Edith Harxhi 85 vota
  5. Mimoza Hajdarmataj 78 vota
  6. Eleina Qirici me 75 vota
  7. Belind Këlliçi 192 vota
  8. Flamur Noka 166 vota
  9. Oerd Bylykbashi 148 vota
  10. Ervin Minarolli 137 vota
  11. Luçiano Boçi 128
  12. Agron Shehaj 123 vota
  13. Luan Baçi 121 vota
  14. Grigels Muçollari 116 vota
  15. Gent Strazimi 100 vota
  16. Enno Bozdo 96 vota
  17. Keltis Kruja 91 vota
  18. Arben Ristani 90 vota
  19. Aldo Bumçi 89 vota
  20. Florion Mima 88 vota

Në zgjedhjet e zhvilluara, në 22 maj, Sali Berisha fitoi duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Ndërsa Ibsen Elezi arriti që të merrte vetëm 2532 vota, duke mos fituar në asnjë degë, as në Kukës, të cilën e ka drejtuar vetë më herët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Nga Shehu, Bardh Spahia, te Floriana Garo, kush janë njerëzit e Berishës që mbetën jashtë kryesisë së PD-së

1653760393_SHEHU.jpg

Komisioni i Rithemelimit zgjodhi anëtarët e Kryesisë së PD-së, por jashtë kanë mbetur tre ish-ministrat në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Arben Imami, Genc Pollo, por edhe Tritan Shehu.

Jashtë kryesisë ka mbetur edhe zëdhënësja e ‘Rithemelimit’ Floriana Garo, por edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia.

  1. Albina Deda
  2. Arben Imami
  3. Bardh Spahia
  4. Bedri Blloshmi
  5. Bledi Kasmi
  6. Blendi Himci
  7. Bujar Nishani
  8. Clirim Gjata
  9. Edmomd Spaho
  10. Elda Hoti
  11. Endira Bushati
  12. Erald Kapri
  13. Floriana Garo
  14. Genc Deromemaj
  15. Genc Pollo
  16. Indrit Hoxha
  17. Isuf Çela
  18. Ivi Kaso
  19. Kasem Mahmutaj
  20. Klevis Balliu
  21. Lediana Fratari
  22. Ledina Mandija
  23. Liljana Elmazi
  24. Lorenc Luka
  25. Mirela Tabaku
  26. Sorina Koti
  27. Tritan Shehu
Ora 18:32
Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi më i votuari, rikthehet Topalli, fiton edhe Ina Zhupa

Janë zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Fituesit

  1. Fatbardha Kadiu 141 vota
  2. Ina zhupa 126 vota
  3. Jozefna Topllai 118 vota
  4. Edit harxhi 85 vota
  5. Mimoza Hajdarmataj 78 vota
  6. Eleina Qirici me 75 vota
  7. Belind Këlliçi 192 vota
  8. Flamur Noka 166 vota
  9. Oerd Bylykbashi 148 vota
  10. Ervin Minarolli 137 vota
  11. Luçiano Boçi 128
  12. Agron Shehaj 123 vota
  13. Luan Baçi 121 vota
  14. Grigels Muçollari 116 vota
  15. Gent Strazimi 100 vota
  16. Enno Bozdo 96 vota
  17. Keltis Kruja 91 vota
  18. Arben ristani 90 vota
  19. Aldo Bumçi 89
  20. Florion Mima 88
Ora 18:26
Përfundon procesi i numërimit për anëtarët e kryesisë së PD-së

Procesi i numërimit të votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së ka përfunduar.

Ora 16:15
Numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD, ja kush kryeson nga burrat te gratë

Këshillli Kombëtar po numëron votat për anëtarët e ri të kryesisë së Partisë Demokratike. Ajo çfarë vihet re është se nga gratë kryeson Ina Zhupa, ndërsa nga burrat Belind Këlliçi.

Gratë

Fatbardha Kadiu
Jozefina Topalli
Ina Zhupa
Sorina Koti
Ehith Harxhi

Burrat

Belind Këlliçi
Ervin Minarolli
Agron Shehaj
Luan Baçi
Enno Bozdo
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Grigels Muçollari

Ora 11:57
Berisha: Misioni ynë, të hedhim poshtë sloganet e atyre që vjedhin natën e ditën thërrasin 'Rroftë Amerika'

 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha foli për misionin e Rithemelimit për të hedhur poshtë ata që vjedhin natën dhe ditën bëjnë thirrje pro amerikane.

Ne si drejtues çdo ditë duhet të themi pse e rithemeluan PD-në? Duhet të qëndrojmë në misionin tonë. Shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës.

Kjo ndodh atëherë kur të bindim shqiptarët se Shqipëria bëhet vetëm me shqiptarët. Ky mision është në lartësinë e tij kur të bindim çdo shqiptar se destinacioni ynë nuk është as Beogradi dhe as Stambolli por vetëm Brukseli. Ky mision përmbushet kur të hedhim poshtë me përçmim të gjithë insinuatat, slloganet e atyre të cilët vjedhin natën e ditën thërrasin: Rroftë Amerika! Plaçkisin natën e ditën thonë: Rroftë Amerika!

Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Asnjë komb nuk ka ecur dhe nuk është zhvilluar nëse nuk ka mbrojtur interesin kombëtar! Ky është qëndrimi më anti-amerikan. Amerika është vendi i vlerave të lirisë, ndaj s’duam të kemi asnjë kompleks”, tha Berisha.

Ora 11:40
Berisha sulmon Bashën nga Këshilli Kombëtar: Në 8 vite udhëheqje dështake dhe me pazare me qeverinë

 

Sali Berisha në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar ka sulmuar paraardhësin e tij në krye të kësaj partie, Lulzim Basha për drejtimin e dështuar në 8 vite të PD-së.

‘Në këtë proces ne ja dolëm, përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë. Më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë që të analizosh këtë proces, të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve dhe anëtarëve të PD-së. Dy janë sëmundjet kryesore të opozitës, e para pazaret me qeverinë për interesa personale. Ne jemi shembulli më tragjik, PD në vitet e shkuara. Drejtim betejë për interesin kombëtar.  PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan dhe bënë çdo sakrificë të madhe në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne.’- tha Berisha.

Ora 11:31
‘47 kandidatët për anëtar Kryesie të Berishës 'Lulzimsa të dalluar', Kulluri: Do çojnë PD-në drejt humbjes së radhës

1636274579_16234823371621934812kulluri.jpg

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar kandidatët për anëtar kryesie në PD-në e Komisionit të Rithemelimit. Kulluri thotë se përveç 7 personave të 37 kandidatët e tjerë janë “Lulzimsa të dalluar”.

 “Përveç 3 personave që kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër Bashës para humbjes së 25 prillit dhe 4 të tjerëve që “u zgjuan” në 26 prill, 37 kandidatët e tjerë për anëtarë kryesie të PDSH janë Lulzimsa të dalluar! Të jesh Lulzims është kriteri kryesor i Riciklimit për të përfaqësuar demokratët në humbjen e rradhës! Me shpresën se Bardhi, Alibeaj dhe Luli ynë do të “përputhen” shumë shpejt me Ricikluesit, urime dhe suksese në zgjedhjet e ardhshme lokale! Përpara me unitetin e 6 marsit!”-shkruan Kulluri.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 28/05/2022 22:59

    Te kishim ca qereste..5

    Përgjigju
  • DORDOLEC KASAP REXHEP BULE LAKA [ KEPI ]: 28/05/2022 20:55

    Ore si ka mundësi që ngeli jasht KRIÇI i Fari Pallës ? Ai është kok e madhe i gjithi pall. So mund të heci partia wc rithemelimi pa Klevis Pallën çudi. O Zot sa shum e dënuar është Shqipria që në politik vazhdon ZHELEFINA spiunja e sigurimit të shtetit dhe sekretari partis Salhe Non grat bajga.

    Përgjigju
  • Non grata me vaj palme: 28/05/2022 20:05

    Nje kafe(non grata) per te gjithe juve aty te keshillit, pa shoqer ama ahahaha,ta gezoni sali e fendiun ahahaha

    Përgjigju
  • Bledi: 28/05/2022 13:01

    Nuk kuptoj perse gjykata e apelit nuk merr vendim qe ky kriminel nuk esht kryetar por pler e kalbur

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/05/2022 09:00

    Hajde rrumpalle hajde. Nje i shpallur non grata i panjohur nga gjykata vetezgjidhet kryetar vetezgjedh organet drejtuese te nje partie qe se njeh askush Keto gjera ndodhin ne kandidatin kryesor qe pretendon te futet ne BE me nje parti non grata qe neqoftese arrin te fitoje zgjedhjet sic pretendon rrezikon ta beje Shqiperine vendin e dyte ne bote pas Rusise per vendosjen e sanksioneve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh