Gjekmarkaj letër Gledis Nanos dhe ministrit të Brendshëm: Po vidhen pulat, lopët e derrat në Lezhë, efektivët e policisë rrinë mejhaneve

Gjekmarkaj letër Gledis Nanos dhe ministrit të Brendshëm: Po vidhen pulat, lopët e derrat në Lezhë, efektivët e policisë rrinë mejhaneve

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit dhe Gledis Nanos. Me nota ironie, përmes kësaj letre Gjekmarkaj i kërkon Nanos që të merren masat pasi vjedhjet kanë arritur përmasa alarmante në të gjithë Lezhën, pasi tashmë hajdutët kanë filluar të vjedhin bagëtitë e fshatarëve, pulat, lopët, delet e dhitë. Ai akuzon efektivët e policisë se ndërkohë që vjedhjet bëhen sheshit nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë.

Letra e plotë e Agron Gjekmarkajt drejtuar Bledi Çuçit dhe Gledisa Nanos

Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t’u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembshur t’u japin një dorë për ta shtyrë.

Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.

Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.

Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjitha. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t’u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t’ia kuptojnë vlerën.

Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.

Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/11/2021 14:52

    Ky Gjek frrok frrok lok edhte nje zog gomari qe nuk e ka shoqin.

    Përgjigju
  • lek plepi: 25/11/2021 08:16

    pyetje per ju te redaksise: pse duhette publikohen keto "perlat" e ketij pllmotres qe lahet 1 here ne muaj dhe qe mendon se eshte pasardhes i lahutes malcis?

    Përgjigju
  • Labi: 24/11/2021 23:08

    E di un kush i vjeth armanfo arixhiu nga dukati ujku i vlores

    Përgjigju
  • Mirditor: 24/11/2021 21:32

    E them pa tallje: keta fshataret qe ankohen tek deputeti duhet te mbajne nje qen ne oborr!

    Përgjigju
  • Derri i eger: 24/11/2021 21:22

    Me kete lloj fytyre si derr famullie e ktheu Shqiperine ne 1954. Mos e nxirrni me se ka impakt te keq te kalamajte. Faleminderit per mirekuptimin.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 24/11/2021 19:49

    Urgjent policine duhet te merret me ruajtjen e pulave ,gjelave,deleve e vicave te gjak marrkaes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë