'Gjëma e radhës', Arben Ristani: Qeveria ndërhyn në mënyrë flagrante në gjyqësor, përpjekje për të kontrolluar drejtësinë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Arben Rustani deklaroi sot se qeveria po ndërhyn në mënyrë flagrante në sistemin gjyqësor, në përpjekje për të kontrolluar çdo instancë të drejtësisë.

Në deklaratë ditën e sotme, Ristani denoncoi atë që e quajti “gjëma e radhës”, që është kthimi në ligj i një prej pyetjeve të Këshillimit Kombëtar që lidhet me gjyqësorin, ku 74% e të anketuarve mendojnë se gjyqtarët duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë kur bëjnë shkelje.

Bëhet fjalë për pyetjen e Këshillimit Kombëtar:

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?”.

"Këshillimin Kombëtar, një letër dhe zarf që nisi qeveria para disa muajsh derë me derë, dhe që shkelej me këmbë nëpër hyrje banesash, besoj e mbani mend. As qeveria nuk e ka harruar, dhe do të kthejë së shpejti në ligj një prej pyetjeve, e cila po sipas qeverisë, është miratuar nga populli.  Pyetja 10, nga 12 gjithsej, ishte: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, ndërsa të tjerë thonë, se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju? Pyet qeveria. Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 për qind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht. Mesa duket, populli sipas qeverise, qe njeh mire dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket te jete dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje. Alarmi i parë që duhet ngritur, madje me gjithë fuqinë dhe mundësinë, është goditja me e rende dhe mu ne zemër, qe qeveria po planifikon ti japë  sistemit demokratik shqiptar, duke rrënuar një nga shtyllat kryesore mbi te cilat ky sistem ngrihet, pavarësia e gjyqësorit. Sa sipër, është e vetëmjaftueshme për të treguar gjëmën e radhës, por edhe dilema te tjera pasojnë. Janë disa dilema që lindin: Kush e përcakton nëse vendimmarrjet e gjyqtareve, janë ose jo, haptazi në kundërshtim me ligjin? Pse duhet të ketë komisione apo ‘grupe të gatshme’, që ngrihen për të penalizuar gjyqtarët? Pse duhet dubluar vetingu? Ka rënë besimi te vetuesit e huaj, apo ata janë pengesë dhe mund të kalojnë gjyqtarët apo prokurorë, që drejtësia e partisë nuk i preferon? Sa mundësi ka qe një nismë e tillë, të përdoret si gjueti shtrigash. Pra, si rast për të eliminuar gjyqtaret e pabindur, ata që shkelin vijën e partisë, e me radhë. Dhe, së fundmi, pse duhet të përfshihet ekzekutivi në përcaktimin e trupave gjyqësore dhe të gjejë se kush bën apo nuk bën? Çfarë ndodh, në këtë rast, me parimin standard perëndimor të ndarjes së pushteteve? Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje të re flagrante të qeverisë në punët e gjyqësorit, dhe e cilëson si asgjë më shumë se përpjekjen e radhës për të zhbërë demokracinë dhe për te kontrolluar çdo skutë, apo kapur çdo zyrë të drejtësisë. Kjo çorbë e prishur që po gatuhet në kuzhinën e qeverisë është alarm tronditës për sistemin demokratik. Ajo do të helmojë si sistemin e drejtësisë, ndërkohë të ekspozuar para brutalitetit qeveritar, por edhe atë pak besim të mbetur të qytetarëve te drejtësia e re."- tha Ristani. 

Qeveria krijoi një projektligj në gusht nisur nga përgjigjet e publikut nga Këshillimi Kombëtar për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar Vetingun. 

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 05/09/2022 18:42

    demokratet vetem budalleqe negative thone gjithmon

    Përgjigju
  • enejd: 05/09/2022 18:42

    kta si su ben njeher pozitiva m

    Përgjigju
  • Eva: 05/09/2022 17:54

    Mendoj se ju duhet te hidhni syte nga partia juaj njehere perpara se te kapeni e te flisni per qeverine

    Përgjigju
  • Prajla: 05/09/2022 17:54

    Po ku e dine keta more aman apo skane me cfare te merren tjeter dhe thjesht kapen me fjale koti

    Përgjigju
  • Klevio: 05/09/2022 17:35

    Krejt demokratat nburg se kan vite qe vjedhin

    Përgjigju
  • Paridi: 05/09/2022 17:33

    Ore kta duhet me u shkri direkt si parti se jan legena

    Përgjigju
  • Faqorja Rakis: 05/09/2022 17:31

    O Arben Ristani a ke kthy ndonjë dopjo apo e ke pi teke o Arbeni partis. O Arben po hik mor bur se sje ti për politik ti je për raki . Prandaj ri në shtëpi e shijo atë raki.

    Përgjigju
  • marjo: 05/09/2022 17:28

    vetem negativitet dine te flasin keta te opozites asnjehere nuk i pranojne anet pozitive te kesaj qeverie

    Përgjigju
  • miri: 05/09/2022 17:27

    nuk dini cfare flisni ju te opozites perfundimisht bobob

    Përgjigju
  • Ledi: 05/09/2022 17:24

    Ju keni mendjen tkapemi me gjera boshe .. rradh tpar s esht e vertet… por pse smerreni me bo naj gjo per vendin ju po keni mendjen per lloqe

    Përgjigju
  • Ismail: 05/09/2022 17:24

    Po po ka kembngul qeveria n pjes drejtis ama ka kembengul qe tdal e verteta nshesh

    Përgjigju
  • Boni: 05/09/2022 17:15

    Nje mashtrim i rende po ju tashme jeni mesuar me keto pune cdo dite deklarata

    Përgjigju
  • Endri: 05/09/2022 17:15

    Paska leshuar qent saliu per tu kapur me qeverine pa patur arsye

    Përgjigju
  • Silvana: 05/09/2022 17:14

    Veq llafe kan kta te PD dhe te flasin keq per te tjeret

    Përgjigju
  • Olta: 05/09/2022 17:12

    Kta te PD vetem me llafe dhe budalliqe merren

    Përgjigju
  • Midas: 05/09/2022 16:51

    Po mor p robsh,mir e ka.se po na vjedhin pronat duke dhen vendime sipas interesit keto prokuror e gjyqtar,qe I kemi peshqesh nga PD.me ty te parin e kapllanin te dytin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë