Qeveria përkthen në projektligj përgjigjet e publikut nga Këshillimi Kombëtar për gjyqtarët e prokurorët që nuk e kanë kaluar Vetingun. 

Gazetari i ReportTv Arsen Rusta siguron draftin ku propozohen ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

Aktualisht një gjyqtar apo prokuror që kapet në shkelje pezullohet brenda 3 ditëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndryshimet ligjore propozojnë pezullim të menjëhershëm.

“Këto ndryshime shërbejnë për ndaluar dëmin që mund të shkaktojnë brenda sistemit gjykatësit dhe prokurorët të cilët japin vendime flagrante që janë haptazi në kundërshtim me ligjin", tha Qeveria.

Pjese nga drafti

Pyetja e Këshillimit Kombëtar nga ku u nis ky projektligj ishte:

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?”.

74% e të anketuarve mendojnë se gjyqtarët duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë.