SHBA- Vitet e fundit fotot dhe videot selfie janë pjesë e jetës sonë të përditshme, por një ari i egër që regjistron një moment nga vetja në dëborë na bën vërtet çudi!
Një kamera Gopro kishte humbur prej kohësh në Ëyoming, SHBA, por ariu i lezetshëm që shihni në video e zbuloi, arriti ta ndizte dhe të bëntë një video që tashmë është bërë virale në rrjet.
Ariun së bashku me GoPro e zbuloi një i ri, i cili po kalonte rastësisht aty pranë, e mori kamerën dhe postoi videon në rrjetin social Facebook.
Në klipin 1.10 minutësh, ariu shihet duke e mbajtur kamerën dhe duke e sjellë pranë fytyrës dhe gojës para se ta zhysë përsëri në dëborë.
Që kur u shpërnda në internet, klipi ka marrë mbi 7,000 pëlqime dhe është rishpërndarë mbi 19,000 herë nga njerëz të habitur nga ariu që përdor kamerën.