Gjenden 242 trupa të fëmijëve
në varreza masive në Meksikë

Të paktën 242 trupa u gjetën në varre masive të fshehura në Meksikë, thonë autoritetet meksikane.

Varrezat masive u gjetën në Veracruz dhe këta trupa janë kryesisht fëmijë të zhdukur, por dhe adoleshentë e të rinj rreth të 20-tave.

Autoritetet meksikane kanë gjetur 242 trupa në varre masive të fshehura në shtetin lindor të Veracruz, që thuhet se janë zbuluar pasi nënat i kanë kërkuar fëmijë e tyre të zhdukur.

Trupat u gjetën gjatë një periudhe gjashtë mujore nga vullnetarët e vendit Veracruz nën iniciativën e të afërmve të fëmijëve të zhdukur.

Megjithatë, pas gërmimeve u paraqitën edhe ekspertët ligjorë, ku u gjetën rreth 124 varre, 242 kafka. Kështu ka konfirmuar një zyrtar i lartë i prokurorisë për AFP-në, në anonimitet.

Thuhet se në varre masive kanë gjetur edhe veshje të viktimave. 117 varre u zbuluan në Santa Fe, ndërkohë që shumë trupa ishin pa kokë.

Zyrtarisht të zhdukur janë 720 persona prej vitit 2010. Kërkimi për gjetjen e tyre nisi në gusht të vitit 2016 nga grupi Collective.

Veracruz është një ndër vendet me të dhunshme në Meksikë, e kjo pasi në vend ekzistojnë dy kartele të drogës; Los Zetas dhe Jalisko Nueva Generacion.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A