VLORË- 25 kilogramë kanabis janë gjetur nga policia në bregdetin e Karaburunit ditën e sotme.

Lënda narkotike ishte e mbledhur në një pako, ndërsa për momentin nuk dihet ende se kujt i përket kjo lëndë narkotike apo se kush e ka lënë atë në vendin ku u gjend.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com