Gjenden 25 predha të Luftës së II-të
Botërore në rrugën Tiranë-Elbasan

Gjenden 25 predha të Luftës së II-të<br />Botërore në rrugën Tiranë-Elbasan
TIRANE- Gjatë punimeve për hapjen e rrugës së re Tiranë-Elbasan, punëtorët kanë zbuluar 25 predha, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Nga burime të Policisë së Tiranës mësohet se predhat janë gjetur përgjatë rrugës nga punëtorët e firmës që ishin duke hapur rrugën.
 
Punëtorët menjëherë kanë njoftuar forcat e policisë, të cilët pasi kanë identifikuar vendndodhjen e predhave kanë rrethuar zonën dhe nuk kanë lejuar asnjë person të afrohet, ndërsa ekspertët xhenierë të ushtrisë bënë transportimin tyre. Fatmirësisht nuk pati asnjë shpërthim të tyre gjatë gërmimeve.
 
Ndërkaq burimet dhe banorët, bëjnë të ditur se nuk është hera e parë që në këtë zonë gjenden predha, por ato të zbuluara pak ditë më parë jnanë një një numër më të madh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!