Durrës, kapen 7.3 kg kokainë në Port, arrestohen 2 kushërinjtë! Pakot 'porosi nga Tirana'! Furgoni i 'Bledi Travel' do nisej në Itali, destinacioni fundor Anglia (EMRAT+VIDEO)

DURRES- Një rast i trafikut të drogave të rënda është parandaluar mbrëmjen e 24 majit 2024 gjatë një operacioni të ndërmarrë në Portin e Durrësit. 
Shtatë pako kokaine, me peshë 7.3 kg u gjetën të fshehura në një furgon mallrash të kompanisë 'Bledi Travel" e cila merret me transportimin e pakove për emigrantët në itinerarin Shqipëri - Itali - Angli.

Kokaina ishte paketuar me letra natriban dhe e mbështjellë në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë. Mbrëmjen e djeshme furgoni ka shkuar në portin e Durrësit për tu nisur drejt Barit, (Itali) -Angli.

Report Tv dhe shqiptarja.com mëson se në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy kushërinj. Arjan Doçi, 38 vjeç shoferi i furgonit dhe djalin e tezes së tij Mentor Çuni 39 vjeç, pronari i furgonit, ndërkohë po vjojnë hetimet për të zbuluar të implikuarit e tjerë të këtij rrjeti të trafikut. 

Sinjalizimi duket që ka ardhur shërbimi I inteligjencës.

“Bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi Arjan Doçi, informoi sot policia.

Ku u gjet kokaina

Furgon me targa Angleze i është nënshtruar kontrollit pasi kishte sinjalizime se brenda tij kishte sende të paligjshme. Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë” informoi sot policia.

Pakot ishin porosi nga Tirana kanë thënë kushërinjtë por pa treguar më shumë për porositësin apo marrësin. Personi që do e merrte janë shprehur kushërinjtë – do shfaqet vetë ta merrte kur furgoni të mbërrinte në Angli.

Efektivët sekuestruan edhe 4 celularë, fugonin me targa angleze që transportonte drogën, rreth 4 mijë euro, mbi 21 mijë lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje. Destinacioni zyrtar i këtij furgoni ishte  Tiranë-Durrës-Bari-Francë(La Mansh)-Angli.

Operacioni i ndërmarrë nga policia kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit u kodua “Pakot”.  

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi drejtorinë e Kufirit, policinë e Durrësit dhe Departamentin e Policisë Kriminale për përmbylljen me sukses të operacionit “Pakot”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
'Porosia nga Tirana' Me 7 kg kokainë në furgon, zbardhet dëshmia e kushërinjve në polici, mbyllin gojën për porositësin dhe marrësin

 

Foto: Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Zbardhet dëshmia e dy kushërinjve të arrestuar pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë me peshë 7.3 kg në Portin e Durrësit

Mentor Çuni e Arjan Doçi kanë deklaruar në polici se porosinë e kanë marrë nga një person në Tiranë, por nuk kanë pasur të dhëna. As emrin nuk e denim asnjë gjë për këtë person.

Sakaq janë marrë në pyetje për dërgesën se kujt do ia jepnin dhe kanë deklaruar se nuk kishin të dhëna. Thjesht personi që do e merrte do vinte vetë tek furgoni në Angli, informon gazetari Aldo Mustafa. 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi operacionin

"Policia e Shtetit vijon goditjen e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike. Përgëzime Drejtorisë së Kufirit, Drejtorisë Vendore Durrës dhe Departamentit të Policisë Kriminale për përmbylljen me sukses të operacionit “Pakot” që çoi në kapjen e lëndës narkotike dhe të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale' shkruan Balla në një postim në facebook.

Ora 09:40
VIDEO/ Kokaina në portin e Durrësit, shikoni ku ishin fshehur 7 pakot! I paketuan në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë

Policia e Durrësit përcjell informacionin lidhur me arrestimin e 7 kg kokainë dhe pamjet e operacionit.

 Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, të furgonit me targa angleze. Aty ishte hapur një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia. Madje për të shmangur nuhatjen e qenve antidrogë pakot janë vendosur brenda në qese vakumi dhe mbështjellë me letër natriban.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Pakot", i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.   

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.  

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.  

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit  ku u gjet lënda narkotike. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.  

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. 

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;  

-M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. 

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ora 09:33
Kokaina në portin e Durrësit, fotot e 2 kushërinjve të arrestuarve

1716622196_mentorcuni.jpg

Foto: Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Report Tv siguron fotot e dy të arrestuave pas zbulimit të 7 pakove me kokainë në portin e Durrësit. Ata janë Mentor Çuni dhe Arjan Doçi.

Sipas burimeve në polici më thone se janë kushërinj, përkatësisht çuna tezesh, ndërkohë që po bashkëpunohet me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Polici, pasi ka të dyshuar të tjerë që janë të implikuar.

 Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazh, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot

Sondazh, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot