Gjenden 894 bimë kanabisi të kultivuara në fshatrat e Kukësit, nën hetim 4 persona

Gjenden 894 bimë kanabisi të kultivuara në fshatrat e Kukësit, nën hetim 4 persona

Droga në Kukës

Gjenden 894 bimë kanabisi në Kukës, nën hetim 4 persona.

DVP Kukës/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, finalizohet faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. 

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.

Procedohen penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:

-në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet