TIRANE- Disa armë të djegura, të cilat janë gjetur në dalje të fshatit Lazarat, dyshohet se u përdorën në sulmin me breshëri ndaj grupit të efektivëvë te policisë ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy shokët e tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Autorët e këtij krimi për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme, kanë vendosur që këto armë t’i djegin, duke i nxjerrë të papërdorshm. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre automatikë model 54, që janë sekuestruar si provë materiale. Të gjitha pjesët e drurit janë dejgur tërësisht, ndërkohë që vetëm pjesët metalike janë konsideruar si provë. Prokurorët kanë ngritur dyshime të forta, se këto armë mund të jenë përdorur për vrasjen e Ibrahim Bashës, dhe për të humbur gjurmët autorët e kanë djegur.