Specialistët restaurues të statujës së Krishtit të shekullit të 18-të në Meksikë, kanë mbetur të shokuar kur kanë parë se në gojën e tij kishte dhëmbë të vërtetë njerëzorë. Restauruesit e veprave të artit skanuan me rreze X statujën para se ta nisnin restaurimin, në mënyrë që të kuptonin ku duhet të vepronin.
Por kur skanimet e statujës erdhën ata u surprizuan nga dhëmbët njerëzorë në kokën e statujës. Drejtuesja e restauruesve Fanny Unikel tha se kjo ishte mëse e dukshme nga pamjet e skanuara, dhe nga madhësia e tyre është e lehtë për të kuptuar që i përkasin një njeriu të rritur.
Gjatë shekullit të 18-të shpeshherë, për t’i dhënë statujave një pamje sa më reale, përdoreshin flokë dhe rroba që dhuroheshin nga njerëzit. Megjithatë ata nuk kishin dëgjuar kurrë për përdorimin e dhëmbëve realë dhe në raste të mëparshme janë përdorur kocka kafshësh për të krijuar dhëmbët apo thonjtë e statujave.
Sipas specialistes dyshohet se dhëmbët mund t’i përkasin ndonjë prej famulltarëve që kanë sakrifikuar veten për të ndërtuar statujën, e megjithatë kjo nuk i bën ato një relike. Statuja e restauruar e Zotit të Durimit ndodhet në tempullin San Bartolos, në Zumpango, në veri të Meksiko Cityt.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com