Gjatë kontrollit në një makinë tip “BMW”, Policia Kufitare e Morinës gjeti dhe sekuestroi një sasi parash prej 12.400 eurosh dhe 1.850.600 lekësh të pa deklaruara.
Makina në të cilën u gjetën paratë drejtohej nga një 46-vjeçar italian me iniciale S.P.
46-vjeçari, banues në Tiranë u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente

