FOTO/ Gjenden dhe sekuestrohen 2918 bimë kanabis në dy fshatra në Lezhë, s’dihen autorët

FOTO/ Gjenden dhe sekuestrohen 2918 bimë kanabis në dy fshatra në Lezhë, s’dihen autorët

Foto ilustruese

Një sasi kanabisi i mbjellë në fshatrat e Lezhës e Mirditës është asgjësuar nga policia e zonës. ‘Blutë’ sekuestruan 2918 bimë kanabis të mbjella në fshatrat Kashnjet dhe Zall Xhuxhë. Operacioni i policisë ‘Imazhi’ mundëson kapjen e drogës dhe kontrollit me dronë në zonat e pyllëzuara. Ende nuk dihet se kush kanë qenë kultivuesit.

Si rezultat, u finalizua faza e 27-të e operacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 2400 bimë, si dhe në fshatin Zall Xhuxhë të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 518 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE