Gjithçka që duhet për të kryer atentat! Zbulohet depo armësh në Kodër Mëzez, mitraloza, snajper e makina të blinduara! Pranga 62-vjeçarit, në kërkim i biri

TIRANË- Në 2017, Kujtim Çaushi u vu në pranga pasi në pjesën e pasme të banesës së tij iu gjet pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë...sot pas 5 vitesh ai është shndërruar në pronar i një depoje armësh, ku kishte gjithçka që duhet për të organizuar një atentat të mirëorganizuar.

Një shtëpi e braktisur në Kodër Mëzez e kshte shndërruar në një depo ku kishte fshehur arsenalin e armëve që nga granatat, snajeperat me dylbi, mitraloz, silenciator, 3 makina, njëri prej të cilave i blinduar, 3 motor pa targa, 4  palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, fenelina policie, paruke, jet ski. Uniformat blu kanë arritur që ta vënë në pranga 62-vjeçarin, me precedent të mëparshëm penal, teksa është shpallur në kërkim i biri, Erlind Çaushi.

Ashtu si kurse mund të shikohet në videon e vënë në dispozicion nga Policia, banesa ishte lokalizuar në një zonë jo shumë të populluar, një shtëpi e braktisur 3 katëshe, në të cilën ishin fshehur makinat si edhe armët. Dyshimet janë të forta se këto armë iu shiteshin grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje. Policia po përpiqet të dokumentojë edhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Ky është arsenali i katërt brenda pak muajsh që është zbuluar në kryeqytet. I pari u gjet në 16 qershor, brenda një vile e katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës e në pranga ra Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç. Ndërkohë, në 21 qershor u gjet një tjetër arsenal i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo "depo" armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit. Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri. Teksa një tjetër është gjetur në mes të Tiranës, ku u gjetën shootgun, armë automatike e 4 silenciatorë teksa në pranga kanë në 2 të rinj.

Çfarë u gjetën në magazinë
– 2 granta hedhëse të lehta kundra tank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motora pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Kush është 62-vjeçari që u arrestua sot, nga një pistoletë ‘Glock’ në 2017 ‘rriti biznesin’, ndërtoi një depo armësh

1660848757_15978680238571619902015251412846n500x666.jpg

Kujtim Caushi, 62-vjeç, që u arrestua ditën e sotme nga policia pasi kishte ngritur një depo armësh me snajper, mitraloza, automatikë, makina të blinduara e granata, rezulton një person me precedent penal të mëparshëm. Caushi është arrestuar në vitin 2017 pasi gjatë një kontrolli që i është ushtruar atë kohë në banesën e tij, është kapur me një armë zjarri pistoletë të tipit ‘Glock’, me një krehër dhe 13 fishekë.

Ora 20:33
Automatikë, snajper, granata, mitraloza e makina të blinduara, dalin pamjet nga banesa e kthyer në arsenal armësh

 

Një banesë e braktisur e kthyer në një arsenal të vërtetë armësh. Këto janë pamjet që vijnë nga brenda banesës ku kapën automatikë, snajper, granata e makina të blinduara. Polica ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kujtim Çaushi dhe ka shpallur në kërkim Erlind Çaushin, djalin e tij.

Konkretisht policia gjeti në banesë:

– 2 granta hedhëse të lehta kundra tank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motora pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kodra kuqe: 21/08/2022 19:24

    Po mir mer vlla po pse nuk shkonit dot me perpara ju shefat e krimeve apo kur te rreshket koma te mbysni ju ..mir qe e dinit te gjithë per shpin e rahmeliut se ai i mori me vete gjynofet,po te pakten dilni bjerini atyre që e meritojnë...

    Përgjigju
  • Parruca: 18/08/2022 22:37

    Te gjitha te ndryshkura dhe te pluhurosura. Nuk kane lidhje me ngjarjet e tanishme kriminale. Me i besueshem eshte versioni i komentuesit me pseudonim « Arusha ». Kane qene te tjeterkujt. Ai vdiq dhe armet mbeten aty ku i kishte lene.

    Përgjigju
  • Anonim: 18/08/2022 21:21

    Po ky lumadhi kishte ik ne ukrain se ka pas nevoj per arm e luft i ka lon kot aty te ndryshken

    Përgjigju
  • Arusha: 18/08/2022 20:57

    Ky qe flitet eshte daja Elton Deliut kush e mban mend kuqin qe bente Gola pa fund dri sa e vrane me te jemen ne gjume!I vrane edhe shokun Sakon! Ngaqe I rregullt si golaxhi! I ka bo edhe stresi kenge pale! Te gjitha gjonat me ndryshk Jan te ketij rafmetliut shum pak gjera Jan te atyne ne kerkim edhe te babit kan qen edhe Vila ku Jan Po e atij eshte! Se bejne bum te madhe policia sikur magnet ato aty kan qen ne mzez te tirones lale skan luajtur vendit ndonjehere edhe ato Po aty kan jetuar nuk Jan larguar ndonjehere edhe Jan me probleme hasmerie keshtu qe e qarte situata ku ka tym ka zjarr!

    Përgjigju
    • Tirona: 19/08/2022 11:20

      Po sakua kush qe eraldi qe rinte me milin dhe genc ferhatin erald harshova apo jo

    • Tigri: 19/08/2022 10:17

      Edhe un kuqi e kam njohur Jo tocja se di sa I perket vellait u perplas ne myslym shyri me Yamaha r1 te fundit per kohen ju ngrit tek rrot edhe humbi kontrollin edhe I Ra nje peme se edhe motorat e atij kan qen qe kan zen pluhur plus qe ka ber tek tuk ndonje antentat te vockel! Pjesa tjeter enigme! Thojne qe I vrane fajdexhijte se jepte fort burri huaj leke atehere+ edhe golat bente me shumice edhe shtepine e donte si Toni Montana kur thoshte!vetem dera e hyrjes ne mezez I shkoj diku tek 20 mij euro! Keshtu per kuriozët...

    • Tirone re: 19/08/2022 09:23

      Quku ka qen shok me eraldin qe vran te rruge elbasanit ishte I fundit . Elton Deliun se ka vrav D.D se ata jan pas miq quku me gencin dhe milin dhe eraldin dhe vllezrit borova

    • Ariu: 19/08/2022 08:26

      Na mbushe mendjen! Edhe automatiku qe ju gjet tek vila familjes Kriminale Kusi ishte i atij kermes qe vrane Durim Kusit gjoja, jo i vellait Luli qe e nxorren nga burgu. Keta duhen denuar nga 20 - 35 vite qe te zene mend te tjeret. Ortak te familjes kriminale Kusi jane prandaj ju duhet sekuesteuar cdo gje se jane me para droge dhe gjaku.

    • Per arushen: 19/08/2022 01:05

      Kush jan kundershtaret e ktyne

    • daniel: 18/08/2022 23:07

      nuk e ka pas pseudonimin elton deliu kuqi por vellai i vet thirrej quku vdiq ne aksiden me motorr! shok i genc ferhatit dhe milit. vellain ja keputi D.D. e vertete qe stresi j ka bo kenge sic i ka bere te gjithe te forteve si lice!

    • Elion: 18/08/2022 23:05

      Kuqi ja qene vellai jo tocja.

    • Tirona: 18/08/2022 22:50

      Ton Deliu u vra ne 2008 me te jemen ne kat 10 ne bllok la dhe nj grua me nj vajz me duket la gjith ate pasuri po se di dajua mbase e ka manovruar stresi ter miq I ka halit dedes I beri keng pasi e vran ne 2010 ate pun ka kti se di qe I boni keng

    • Arusha fiks: 18/08/2022 22:40

      Dhe shpia eshte e Elton Deliut ( Toces ) E kane cuar bandat e tjera policine aty Se aty sjane prek ato qe ne 2005 Po kto bejne sikur ca zbuluan!!! Kto arme dhe motor e makina kane qene te Eltonit Vllai i vdiq me motor nga aksidenti, vete e vrane me gjithe nenen Me pabesi, nderkohe daja ka Hotel Eifel ne Autostrade Qe i kane gjujt dhe me kallash xhamave para disa vitesh. Mos beni show kot se eshte turp i madh,merreni me kte te shkretin qe vrane pavarisht e meritonte apo jo, smerreni me vrasesit dhe ato qe po vrasin perdite! Per sa i perket depos armeve e keni komplet autostraden me depo armesh e grupe rivale, me ato merruni, jo me anti tank te ndryshkur dhe arme te ndryshkura dhe makine jashte perdorimi Qe 15 vjet! Keni fier - elbasan - durres - Tirane - shkoder - lezhe Jane blere arme dhe anti tanke ne te zeze sa per te bere nje lufte te 3 botrore!!! Ju vazhdoni merruni me Toçen qe nuk arriti as te ndertonte shpine, leket ja mori e shoqja, dhe makina dhe cdo gje ja shiti, Ato qe i ngelen shkoni bllokojani ju bravo...

  • Hasan Pordha: 18/08/2022 20:52

    Dic kapni armet ashtu te kapni edhe gjyqtaret dhr prokuroret qe bashkepunojne me kriminelet sepse ata jane shkaktaret qe po derdhet lume gjaku i te rinjve ne te kater anet e vendit.

    Përgjigju
    • Luani: 18/08/2022 21:28

      O hasan emrin e paske te mire po nderro or burr mbiemrin se na qelbe ..

  • next: 18/08/2022 19:30

    Pse nuk i mbani ne vezhgim per te gjetur kush i ka apo sdoni ti prishni terezine!

    Përgjigju
  • sss: 18/08/2022 19:30

    Ajo e zeza eshte ARX 160 e perdorur nga forcat tona speciale dhe ushtarake. Shikoni kujt i mungojne ne magazine.

    Përgjigju
    • Boti: 18/08/2022 20:14

      Eshte foto ilustruese

  • Tosi: 18/08/2022 19:28

    Gjynah qe e keni kap ket antitankun se jan shum makina te blinduara qe sillen ne qytete . Vetem ky antitanku ban pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri