Gjenden eshtra në kishën historike të Shën Lezhdrit! Asnjë arkeolog në kishën monument kulture të Lezhës

Gjurmët e një ngjarjeje të panjohur janë zbuluar në kishën historike të Prullit në Lezhë. Eshtra dhe gëzhoja plumbash kanë dalë në dritë gjatë punimeve që po kryejnë banorët e zonës në qelën e kishës së "Shën Llezhdrit"

Edhe pse kisha është një monument kulture, në kantierin e punimeve nuk gjendet asnjë restaurator apo arkeolog, ndaj këto zbulime kanë mbetur në duart e banorëve. Mund të jenë eshtra të ndonjë ushtari Italian apo Prifti, por nevojiten hulumtime të tjera, tha Tonin Kolthi i cili punon në këtë kishë.

‘Janë gjetur eshtrat dhe ca gëzhoja besoj se nga fortifikimi, i kanë zbuluar punëtorët duke pastruar murin. Kjo është kishë shumë e vjetër ndaj mirë do ishte të bëhej ADN e eshtrave që ta shohim se çfarë është kjo’- tha Tonin Kolthi.

Kisha e "Shën Llezhdrit" në fshatin Prull është restauruar 2 vite më parë me kontributin e banoreve të zonës, ndërsa zbulimet vazhdojnë të mbërthejnë kuriozitetin për këtë vend të shenjte për të cilin ka shumë histori e gojëdhëna. Ky objekt kulti daton në vitin 1402 ndaj kërkohet që ekspertët e arkeologjisë të kryejnë gërmime e studime për të mësuar se kujt i përkasin këto eshtra.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/02/2022 23:37

    Plumbat jan austro hungarez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza