INDI - Ministri i Jashtëm i Indisë përmes një deklaratë për shtyp tha se trupat e dy ushtarëve të vrarë përgjatë asaj që quhet “vija e kontrollit” në rajonin e diskutuar të Kashmirit ishin pa koka.

Trupat e tyre u gjetën të copëtuara pranë një zonë të pyllëzuar në pjesën e kontrolluar të Indisë thuhet në deklaratë.

Për këtë incident ambassadori i Pakistanit në New Delhi Salman Bashir është thirrur në një takim urgjent me ministrin e jashtëm indian dhe bëhet e ditur se ka patur reagime të ashpra mes dy zyrtarëve të lartë.

Pakistani i quajti të pabaza akuzat e Indisë dhe ka shprehur vullnetin e tij për ti kërkuar Kombeve të Bashkuara një hetim special lidhur me incidentin e fundit.

Kashmiri për më shumë se 60 vjet vazhdon ende të jetë pengesë në marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Indisë. Më 1 Janar 1949 me ndërmjetësinë e Kombeve të Bashkuara, dy shtetet arritën një marrëveshje armëpushimi ku u vu dhe Vija e Kontrollit.

Muajin e kaluar, India dhe Pakistani kanë firmosur një marrveshje në lehtësimin e dhënies së vizave.


(ad.ti/l.c/shqiptarja.com)