EKSKLUZIVE/ U rrëmbye për 10 ditë dhe u shfrytëzua për të lypur në Tiranë, i mituri nga Vlora shpëton pas denoncimit në 'Pa Gjurmë'! E ëma: E kanë droguar (VIDEO)

10 ditë pasi humbi gjurmët natën e ndërrimit të viteve gjendet 14-vjeçari nga Vlora E.L. I mituri u gjet nga policia e kryeqytetit, 24 orë pas publikimit të rastit në emisionin investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

Bashkë me grupin e xhirimit nëna e tij Shkëndije Limaj mbërriti paraditen e sotme në komisaritin nr.2 në Tiranë, aty ku nën shoqërinë e dy psikologeve, në gjëndje të rënduar psikologjike mbërriti edhe i mituri. Ai u mor në pyetje për disa minuta, ndërsa arriti të fliste në prani të psikologeve duke zbuluar emrat e personave që pasi e rrëmbyen në Vlorë e shfrytëzuan në Tiranë. Djemtë vlonjatë të moshës 19-vjeçare mbajtën peng për 10 ditë të miturin dhe e nxorrën në rrugë për lypje. Me gjetjen e te miturit zbulohet ajo çfare kishte ndodhur.

Ata kishin parë publikimin e fotos së E.L në ’Pa Gjurmë’ dhe kështu  e lanë të lire djalin, i cili u gjet nga blutë e kryeqytet orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike 14-vjeçari u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, aty ku ndodhet i shtruar. Në një lidhje direkte nga dhoma e pavionit, nëna e tij Shkëndije Limaj foli për gjendjen shëndetësore dhe zbuloi detaje tronditëse për të birin, i cili është mbajtur ’peng’ duke u dhunuar dhe droguar.

“Ndodhem tek Spitali Psikiatrik dhe gjendja e djalit nuk është e mirë. Tani është në gjumë, mjekët ende nuk e kanë vizituar për të dalë në një diagnozë më të saktë. Policia mori dëshminë e ti dhe djali I ka nxjerrë të gjitha. Ai ka thënës se u dhunua, u drogua, dhe i ka zbuluar emrat e atyre personave. Arditi, Donaldi dhe Fabio. Janë nga Vlora, unë i njoh. Djalin e kanë mbajtur në kryeqytet, e kanë kërcënuar e kanë torturuar. Kur është transmetuar emisioni, një nga këta djemtë e kanë parë dhe e kanë lëshuar djalin. E gjetën djalin, e çuan në një qendër dhe më pas në komisariat në Tiranë. Ju falenderoj për çdo gjë.”

Gjatë transmetimit live puntatën e së martës në ’Pa Gjurmë’ të shumta ishin dëshmitë dhe informacionet që hodhin dritë mbi fatin e 14-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve solli një video ku shihej qartë imazhi i E.L, teksa bënte xhiro tek lodrat e sheshit ’Skënderbej’. Kërkimet vijuan përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, derisa u arrit në gjurmët e të miturit. Pas vdekjes së babait 6 vite më parë 14-vjeçari kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje për këtë kishte ndërprerë edhe shkollën. Shpesh ai largohej papritur dhe kthehej sërish në banesë. Mesa duket kjo ka qenë një nga arsyet pse ra pre e rrjetit të një grupi që e shfrytëzoi për ditë me radhë me qëllime lypje. Në një gjendje të rënduar psikologjike djali tashmë nën shoqërinë e nënës së tij po merr trajtim pranë spitalit nr. 5 në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet për tre personat e dyshuar për rrëmbim dhe shfrytëzim ndaj 14-vjeçarit.

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë