Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:00, ndërsa viktima është identifikuar si Mahmude Çili, 61 vjeçe.
Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.
Identifikimi i saj në Morgun e Spitalit Rajonal Berat është bërë nga kunati i saj,që ka deklaruar se gruaja jetonte e vetme në një banesë në fshatin Velabisht, pasi bashkëshorti kishte ndërruar jetë disa vite më parë dhe fëmijës jetonin prej vitesh jashtë shtetit.
Gjatë deklaratës së dhënë në polici,kunati i gruas ka deklaruar se prej disa muajsh ajo kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe se shpeshherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me orë të tëra.