Gjendet e vdekur këngëtarja
e njohur angleze në Katar

Gjendet e vdekur këngëtarja<br />e njohur angleze në Katar<br>
Këngëtarja e njohur angleze Daniella Obeng është gjetur e pa jetë në dhomën e një hoteli në Katar, ajo ishte vetëm 32 vjeçe.Kishe vetëm 6 ditë që ishte larguar nga Britania e Madhe për të punuar si këngëtare në “Hotelin Ndërkombëtarë" në Katar.

Miqtë e saj kanë treguar se Obeng kishte fituar një kontratë 6 mujore pune, pasi në Britani asistenca e saj ishte ndërprerë. Këngëtarja vuante nga tumori dhe epilepsia, ndërsa autoritetet e kishin vlerësuar si të paaftë për shkak të gjendjes shëndetësore.

 Një mik i saj shkruan në Facebook se “Nëse ajo do merrte mbështetje financiare nga shteti nuk do të kishte udhëtuar në Katar për punë, ajo nuk ka ndërruar jetë por është ende me ne”.

Dyshohet se stresi dhe lodhja e udhëtimit mund ti ketë shkaktuar vdekjen e parakohshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?