Ilia Drikos, 35-vjeçari nga fshati Sidheri i Filatit në Thesproti është gjetur ditën e sotme pas 15 ditësh i zhdukur i kufi me Shqipërinë.
 
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, por mbeten kontradiktore të dhënat se cilat ishin arsyet e zhdukjes dhe se ku ndodhej për 15 ditë.
 
Sipas motrës së tij Olga Driko, e cila ka folur për një gazetë greke, Ilia ishte goditur dhe ishte marrë peng nga persona të panjohur, të cilët më pas e kanë lënë të lirë.
 
Por burime të tjera thonë se Ilia ka deklaruar në polici se kishte dashur të qëndronte disa ditë vetëm dhe se kishte inskenuar vetë zhdukjen.


dy.b/shqiptarja.com