Vlorë/ Gjendet një trup i pa jetë, identifikohet 34-vjeçari që e kërkonin të afërmit në 'Pa Gjurmë'

VLORË- Trupi i pa jetë i gjinisë mashkull është gjetur në lagjen 1 Maj në Vlorë ditën e sotme i përket të humburit Martin Seleni të denoncuar para disa ditësh në emisionn "Pa Gjurmë" në Report Tv.

Ai është gjetur rreth orës 17:50  një banesë të braktisur , gjysmë i dekompozuar. 34-vjeçari, banues në Vlorë  është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.

Më 4 maj Seleni shkoi të merrte pagën në punë, por nuk u kthye më në shtëpi dhe familjarët kryen denoncimin në polici e më pas u bënë pjesë në emisionin "Pa Gjurmë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK