Dy javë i humbur, bashkëshortja i jep lajmin e hidhur: ‘Fëmijën nuk e shpëtova dot, të paktën kthehu’. Dëshmia e fundit, se është parë në Igumenicë

Ai u bë dy javë i humbur, ndërsa bashkëshortja humbi edhe fëmijën në bark. Martin Seleni nga Vlora u zhduk pasditen e 4 majit. Thirrjes së bashkëshortes gjatë  një lidhje telefonike për Report TV, në emisionin 'Pa gjurmë' 34-vjeçari nuk i është përgjigjur, sa kohë nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Por i dhimbshëm pas humbjes së Martinit ishte dhe lajmi i humbjes së fëmijës, që çifti po priste. Ishte shtatzënë, afro 4 muajshe kur e shoqja denoncoi humbjen në emisionin ‘Pa gjurmë’, duke bërë apel për kthimin e Martinit në shtëpi. Ajo është sërish në kërkim të tij, por me një brengë edhe më të madhe. Bashkëshortja e Martinit përlot me apelin që bën sërish, kur sot më shumë se kurrë ka nevojë për Martinin.

"Tashmë e kam humbur fëmijën tim. Për fat të keq, ndoshta duhet të ndodhte kështu. Fëmijën e humba dje. Është humbje dyfish për mua Ne s’kemi asnjë informacion. Ka qenë ditë e hënë kur ai u zhduk. E mora në telefon së doja të më shoqëronte për vizitën e radhës, për shkak se isha shtatzënë. Ai hëngri bukë, piu një cigare dhe hapi derën të largohej. Më tha se do të kthehej në orën 3 të drekës. Që nga ai moment nuk e takova më. Prindërit janë të shokuar. I vëllai ka kërkuar në të gjithë Vlorën dhe deri tani asgjë. Martini kishte problem me telefonin, një herë e merrte dhe herë të tjera jo. Iu luta ta merrte telefonin atë ditë, por nuk e mori. Nuk e si pse. Nuk kishte bërë asnjë plan për tu larguar. Ne kishim 5 muaj që jetonim bashkë. Edhe sot që flasim bashkë paratë janë ende në bankë", përlotet bashkëshortja

Ditën që u zhduk i veshur me një xhup të kuq, pantallona të zeza, atlete të zeza ndërsa ka edhe një shenjë dalluese, tatuazhin në këmbë. Një informacion që erdhi në emisionin ’Pa gjurmë’ ndez një dritë jeshile për fatin e 34-vjeçarit. Dëshmitari pretendon se e ka parë në Igumenicë, rrugën që ndjekin emigrantët për të kaluar kufirin drejt tokës helene.

"Unë këtë djalin e kam takuar në datën 6 maj pasdite në orën 4, kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një çantë të vogël në shpinë. Ecte në këmbë në një rrugë fushe, ishte vetëm, e kam parë në Igumenicë. Vetëm u përshëndetëm. E pamë që ishte shqiptar, vendi ishte një anë mali. Siç e shoh në televizor. Poshtë këmishës së zezë kishte një bluzë të bardhë. Ishte i gjatë. Vinte nga rruga ku kalojnë emigrantët që vijnë në Greqi", tha dëshmitari

34-vjeçari u zhduk pasditen e 4 majit, ndërsa kolegëve të punës u tha se do të tërhiqte para në bankë, por nuk u kthye më, ndërsa nga verifikimi i bërë nga familjarët paratë në bankë nuk ishin tërhequr. Ai punonte në një fasoneri në qytetin bregdetar. Askush nga familjarët nuk di të thotë arsyet pse Martini u largua papritur, pasi çifti kishin marrëdhënie shumë të mira. Pas pushimit të drekës në punë, ai u kthye në shtëpi për t’u larguar përsëri rreth orws 10: 55 të paradites. Ajo që bashkëshortja vuri re atë ditë ishte heshtja e tij, ndërsa tha se 14 vite më pare, Martini ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Atë ditë që u zhduk, telefonin e la në shtëpi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vjollca Ganaj: 17/05/2020 13:53

    Ka aktore qe nuk kuptojne ndarjen e se rese nga e vjetra qe duan te jetojne "si ne Europe" dhe te punojne ne nje teater jo dinjtoz ku artdashesit kane mare bronkopulmonit. dhe nuk ndihen te respektuar kur futen aty

    Përgjigju
  • Popull: 16/05/2020 14:41

    Po ca ka ngelur aty pa u shembur?Ore po per kaq budallenj e beni kete popull qe ka shkelqyer ne tere boten?Shqiptaret jane nga popujt me te sukseshem per nr e banoreve qe ka.Po aty kane mbetur vetem hajdutet dhe te paftet.Prandaj ca rendesie ka ca ndodh rezultati eshte vendi me i varfer i evropes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK