Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në lagjen "11 janari" të Gjirokastrës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 53 vjeçari i identifikuar si E.Xh është gjetur i pajetë në një objekt të pabanuar.
Nga këqyrja e bërë, në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento