DURRËS – Një 50-vjeçar është mbytur këtë të dielë në plazhin e Durrësit në zonën e Sektorit Rinia.

Sipas burimeve për Report Tv, bëhet me dije se Shpëtim Alla, ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë për t'u larë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të  këtij rasti.