Gjendet i vrarë me thikë 67-vjeçari në Fier, ishte roja i serave në Mbrostar, u qëllua jashtë kabinës! Viktima, vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli

FIER- Një roje nate, i punësuar në serat e fshatit Mbrostar-Ura në Fier është sulmuar dhe vrarë me thikë jashtë kabinës. 67-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e shtunës rreth orës 06:40.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se viktima ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në rrugë. Aty është konfliktuar me autorin, i cili e ka qëlluar me thikë në bark dhe duar. Autori që ende nuk është identifikuar nga policia është larguar, ndërsa trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në rrugë nga banorët e zonës.

“Kishte shumë kohë që punonte roje këtu. Unë kam qenë jashtë tek fëmijët në Gjermani, nuk e di për konflikte. Ishte njeri i mirë, i flisja më fliste. A pinte alkool? Nuk e di”, thotë një banor.

Biznesi në pronësi të Arjan Muçës është i pajisur me kamera sigurie, që do të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.  Pista kryesore e hetimeve është grabitja, por nuk përjashtohet as konflikti për çështje personale.

Kujtojmë se në vitin 2018, Gjika ishte përfshirë në një tjetër ngjarje, ku ishte plagosur me thikë. Asokohe Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ndërsa është konfliktuar me Xhevat Bregun, pasi dyshohet se i kishte zënë vendin e punës.  Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë dhe të ngjashëm ai ka ndërruar jetë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori Xhevat Bregu u arrestua dhe po vuan dënimin në burg.

Petraq Gjika 67 vjeç banues në fshatin Daullas po në Fier është edhe vëllai i kryeplakut të Grecallisë, Vasil Gjika.

1654940556_petraqgjika.jpg

Viktima Petraq Gjika

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
U vra sot në punë, del FOTO e 67-vjeçarit

1654941368_1654940556petraqgjika.jpg

67-vjeçari Petraq Gjika u vra mëngjesin e sotëm në vendin e punës, ku punonte si roje në serat në Mbrostar-Ura në Fier. Report Tv ka siguruar foton e 67-vjeçarit.

Ora 08:37
U vra sot në vendin e punës, 67-vjeçari u qëllua me thikë edhe para 4 vitesh

1654929336_petraqgjika.jpg

67-vjeçari Petraq Gjika që u qëllua gjatë natës së sotme me thikë për vdekje është përfshirë në një ngjarje të ngjashme edhe para 4 vitesh. Petraq Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, pikërisht në vendin e personit që e plagosi, Xhevat Bregu.

Ora 08:20
U gjet i vrarë me thikë në serat ku punonte roje, 67-vjeçari ishte vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli (Foto nga vendngjarja)

67-vjeçari Petraq Gjika që u gjet i vrarë në serat ku punonte roje, mësohet se ishte vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli Vasil Gjika. 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive