Gjendet i plagosur nipi i kreut të
PD Lazarat, Policia: Është aksident

Gjendet i plagosur nipi i kreut të<br />PD Lazarat, Policia: Është aksident
GJIROKASTËR - Rozert Celo, nipi i kreut te Partise Demoraktike te Lazaratit Bernard Pollo, deklaron per A1 REPORT se eshte rrahur e dhunuar nga persona të panjohur e të maskuar, disa minua pas mesnatës. Ai rrëfen se teksa udhëtonte me motorin e tij, është goditur nga një makinë në hyrje të fshatit Lazarat.
 
Por ngjarja nuk është mbyllur këtu, pasi sipas Çelos, pas debatit personat që udhëtonin me makinë që e aksidenti, e kanë goditur duke e lënë pa ndjenja. Po sipas tij, i është vjedhur një sasi prej 50 mijë lekësh.
 
Ndërkaq, 23-vjeçari thotë se nuk ka mundur të identifikojë personat që e kanë dhunuar, ndërsa shton se nuk ka patur konflikte të mëparshme.
 
Rozert Çelo është gjetur nga forcat e policisë dhe është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal “Omer Nishani”, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia: I riu është aksidentuar, nuk është dhunuar
Ndërkaq, nga sipas policisë së Gjirokastrës i riu është gjetur pothuajse pa ndjenja rreth orës 04:00 të ditës së sotme mbi vendin e quajtur “Pulari”. 23-vjeçari është dërguar nga policia në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Po sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një motor me 4 rrota i kthyer përmbys, dhe njëra gomë ishte e çarë.
 
Si pasojë, sipas bluve të Gjirokastrës dëmtimet nuk janë shkaktuar nga dhuna, por nga rrëzimi i motorit me të cilin i riu udhëtonte. Ndërsa shtojnë se “Dyshimi i vetëm i familjarëve, është se mund të jetë përplasur me ndonjë automjet tjetër”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë