Gjendet i vdekur milioneri rus i lidhur me përgjimet ruse

Gjendet i vdekur milioneri rus i lidhur me përgjimet ruse

Anton Cherepennikov, pronar i IKS Holding ruse, një milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse, ka vdekur. Ai ishte 40 vjeç. Shkak i vdekjes, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak: burri u gjet i vdekur të shtunën në zyrën e tij. IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave 'sisteme operative-hetuese' (përgjime). Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar lajmin për vdekjen në Twitter, këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko shkroi: "Edhe një vdekje misterioze e një menaxheri të lartë në Rusi". 

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bomba në Odessa, goditet katedralja, Zelensky premton hakmarrje! Lukashenko-Putinit: Wagnerët duan të marshojnë në Varshavë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë