Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit

Gjendet i vdekur në Beograd një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit

Alexei Zimin

Alexei Zimin, një shef kuzhine i njohur rus dhe një nga kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putinit për luftën në Ukrainë, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Beograd, në moshën 52-vjeçare.

Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar restoranti Zima në Soho, Londër, nëpërmjet një njoftimi në  Instagram, shkruan BBC.

Zimin, ishte larguar nga Rusia pas kritikave të tij ndaj pushtimit të Krimesë nga Vladimir Putin, dhe prej disa vitesh jetonte në Londër.

Ai ishte pronar i restorantit ‘Zima’ dhe kishte pasur një show të njohur kulinar në televizionin rus, i cili u ndërpre papritur në vitin 2022 pas qëndrimeve të tij anti-luftë.

Po ashtu, ai kishte shkruar një libër të titulluar Anglomania, të cilin ishte duke e promovuar së fundmi.

Ai ishte një kritik i ashpër i luftës dhe pas pushtimit të Ukrainës, ai ishte shprehur “Rusia do të jetë e lirë një ditë”.

Në maj të vitit 2022, 52-vjeçari tha për BBC-së restoranti i tij kishte qenë në shënjestër të kërcënimeve për zjarrvënie pas pushtimit të Rusisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit