Gjendet i vdekur në Berlin diplomati rus, dyshohet se ishte spiun

Gjendet i vdekur në Berlin diplomati rus, dyshohet se ishte spiun

Ambasada ruse në Berlin

Një punonjës i ambasadës ruse në Gjermani, i cili dyshohet se ishte spiun, është gjetur i pajetë në Berlin. Sipas medias gjermane ‘Der Spiegel’ oficerët e policisë së Berlinit gjetën trupin e pajetë të diplomatit rus pranë godinës së ambasadës më 19 tetor.

Në raportim, thuhej se diplomati kishte rënë nga dritarja e godinës në lagjen Mitte të Berlinit. Sipas një liste zyrtare diplomatësh, 35-vjeçari ishte akredituar si sekretar i dytë i ambasadës në Berlin që nga vera e vitit 2019. 

Autoritetet gjermane nuk kanë mundur të kryejnë autopsinë pasi viktima kishte imunitet diplomatik. Megjithatë, autoritetet gjermane të sigurisë dyshojnë se ai ishte punonjës i maskuar i shërbimit sekret të brendshëm rus. Ai mësohet gjithashtu se kishte lidhje me një oficer të rangut të lartë në shërbimin e dytë të FSB-së.

Për rastin e diplomatit të gjetur të vdekur, ambasada ruse nuk ra dakord për një autopsi të trupit. Nga qarqet e sigurisë u tha se rrethanat e rënies së dyshuar dhe shkaku i vdekjes nuk dihen. 

Sipas informacioneve trupi i diplomatit tani është transferuar në Rusi. Në lidhje me këtë ngjarje, ambasada ruse ka refuzuar të komentojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare