Gjendet naftë e gaz në detin Adriatik
zbulimi nga San Leon Energy

Gjendet naftë e gaz në detin Adriatik<br />zbulimi nga San Leon Energy
TIRANE-  Në detin Adriatik në Shqipëri janë zbuluar sasi të mëdha të naftës dhe të gazit. Këtë e bën të ditur gazeta Oil&Gas, sipas të cilës kompania San Leon Energy ka identifikuar disa burime të mëdha nafte dhe perspektivë për gjetjen e gazit në zonat 2D dhe 3D për të cilën ka marrë licensën në detin Adriatik pranë Durrësit, në det të hapur. Ekipi nënujor i San Leon do të vazhdojë identifikimin duke shfrytëzuar edhe licensën që ka marrë. Sipas gazetës ka edhe mundësi të përdorimit të aplitudës sizmike për të zvogëluar rrezikun hulumtues dhe kjo tregon më tej potencialin e lartë në det të hapur në Shqipëri. Planet e San Leon janë përpjekjet për hapjen e dy puseve paraprake në fund të 2012 ose 2013. San Leon ka një përqindje prej 75 përqind të aksioneve ndërkohë që Beach Energy Ltd, ka 25 përqind.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë progress të shpejtë në projektin tonë në Shqipëri. Pasi fituam licensën e Durrësit në shkurt 2011 ne me shpejtësi filluam programin tonë 3D dhe në më pak se një vit, ne kemi identifikuar mundësi të shumta të kualitetit të lartë të perspektivës për naftën dhe gazin Brenda kuadrit të licensës sonë” thotë Oisin Fanning, kryetar I kompanisë San Leon.

Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën kompanisë San Leon që të eksplorojë në detin Adriatik në 31 janar 2011. Që në atë kohë, kanë filluar proceset e kërkimit ndërkohë që kompania thotë se ka gjetur tashmë vendburime të shumta.
(ab/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime