Një histori e pazakontë ka ndodhur pikërisht në shtëpinë e aktores së njohur Demi Moore.

Një i ri 21-vjeçar është gjetur pa jetë në pishinën e vilës së saj në Beverly Hills.

Policia e Los Angelos ka nisur menjëherë hetimet dhe nga të dhënat paraprake duket se viktima nuk dinte not, duke u mbytur pasi kishte rrëshkitur në ujë.

Në momentin e aksidentit kanë qenë të pranishëm 5 persona, midis tyre një nga asistentët e Moore.

Gjithashtu mësohet se as aktorja dhe fëmijët e saj nuk kanë të pranishëm gjatë këtij momenti.

Moore ndodhej jashtë Los Angelos gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që fëmijët e saj Rumer, Scout dhe Tallulah kanë kaluar fundjavën në New York. 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)