Një person është gjetur i vdekur në plazhin e Semanit. Viktima është 27-vjeçari Artur Beqiraj banues në fshatin Qenas, Fier.

Sipas informacioneve të para dyshohet se Beqiraj gjatë kohës që është futur për tu larë në det ka pësuar një atak kardiak, i cili i ka marrë jetën të riut.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com