Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.  Trupi është gjetur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:06
Detaje të reja nga ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, u qëllua me një plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks! Viktima baba i tre fëmijëve

Viktima Endri Mustafa

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, i cili është ekzekutuar në mënyrë makabre. Mësohet se Mustafa, baba i tre fëmijëve, është gjetur në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në zonën e Livadheve, ndërsa ka marrë 6 plumba. Ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Ora 11:58
Rrobat të bëra me baltë dhe fytyrën të gjakosur, del foto e Endri Mustafës që u gjet i vrarë në Shkodër

1621245324_endrimustafa.jpg

Arma që gjet në vendngjarje dhe viktima Endri Mustafa

"Shqiptarja.com" ka siguruar foton e viktimës, Endri Mustafa, 32-vjeçarit i cili u gjet i varrë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sikurse shihet edhe në foto, rrobat e viktimës janë të bëra me blatë, ndërsa në fytyrë është i gjakosur. Gjykuar nga pamjet, duket se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është tërhequr deri në vendin ku gjet më pas trupi.  

Ora 11:18
Vrasja në Shkodër, Endri Mustafa u ekzekutua me të paktën 5 plumba në trup! Gjendet një pistoletë në vendngjarje

 

Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba në Shkodër. Report Tv mëson se 8 janë gëzhojat që janë gjetur deri tani në vendngjarje.

Ndërkohë që gjithashtu është gjetur një pistoletë por ende nuk është verifikuar nëse është arma e krimit apo jo.

Ora 10:56
Vrasja në Shkodër, policia jep njoftimin zyrtar: U gjet rreth orës 9

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.

" Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.  Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 10:24
VIDEO/ Vrasja në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes! Vijojnë hetimet dhe kërkimi i provave

 

Grupi hetimor gjendet në vendin e ngjarjes dhe po kërkon prova në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, i gjendur i vdekur mbrëmë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Aujtoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë. 

1621239842_mustafa.jpg

Ora 10:10
I arrestuar për grabitje e fajde bashkë me vëllezërit Bilali, del fotoja e 32 vjeçarit të gjetur të vrarë në Shkodër

1621239422_1621238933endrimustafa1.jpg

Ky është 32 vjeçari Endri Mustafa personi i i gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin.

 

Ora 09:59
U gjet i vrarë mbrëmë, familja e kishte denoncuar prej 3 ditësh të zhdukur 32-vjeçarin

1621234637_policia.JPG

Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë i zhdukur.

Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici.

Ora 09:55
U gjet i vrarë në Shkodër, Endri Mustafa i arrestuar më parë pasi u kap një arsenal armësh

 

Personi i gjetur i vrarë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

 Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.