Një automjet është gjendur i hedhur në shkurre pranë liqenit në Shkopet të Dibrës mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se automjeti tip "Honda" është përdorur në disa ngjarje kriminale, ndërsa është tentuar të hidhej të liqen, por ka ngecur në bimësinë e dendur me shkurre.

Mendohet se automjeti është hedhur aty para 20 ditësh, ndërsa rezulton i vjedhur në Krujë në vitin 2020. Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

1621674099_makina2.jpg

Makina e gjetur