TIRANE-Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm duke punuar në një kantier ndërtimi në rrugën '5 Maji' në kryeqytet. Viktima është 66-vjeçari me inicialet J. M.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në një objekt në ndërtim ku 'dyshohet se ka humbur ekuilibrin për pasojë është dëmtuar në kokë duke gjetur vdekjen'. Por policia nuk sqaron se çfarë ishte duke bërë punëtori në momentin që ndërroi jetë.
Një dëshmitare tregoi për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omerin se 66-vjeçari ishte duke kositur barin kur u rrëzua në tokë. "E pashë nga ballkoni ngjarjen. Aty ishte inxhinieri dhe punëtorë të tjerë. E pashë kur ra, se po kosiste barin brenda kantierit.
Ai tjetri thërriti dhe bërtiti dhe e lëvizi, por nuk lëvizi më" tha dëshmitarja për Report Tv. Policia ka nisur hetimet për rastin, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë infarkti, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë thotë se 66-vjeçari ishte duke punuar në ndërtim në momentin që ka rënë nga lartësia duke gjetur vdekjen dhe akuzon se ngjarja u tentua të manipulohet. "Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes.
Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane. Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Shkaktaret duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati I Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin parandalues. Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi i punetoreve minon procesin integrues" mbyllet deklarata.
Foto nga vendi i ngjarjes
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
Do shkoi prona tek i zoti.Gjynah ai fukara qe iku.
Përgjigju