Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjetur dhe sekuestruar anija “Çelepia2” në brigjet e Aleksandrisë në Egjipt, ndërsa disa orë më pas u bë i mundur edhe arrestimi i pengmarrësit egjiptian, Adel Mohamed Salam.
Salam u arrestua në Aleksandri, por ende nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve të tij, dy marinarëve shqiptarë, Luan Mema dhe Dhimitër Malaj.
Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, peshkarexha shqiptare është gjetur nga autoritetet egjiptiane në ujërat detare pranë Aleksandrisë, ndërkohë që rrëmbyesi i saj nuk ka qenë në anije.
Brenda bordit të saj janë gjetur tre persona, me kombësi egjiptiane, ndërkohë që deri tani nuk dihet asnjë gjë për vendodhjen e dy shqiptarëve që u morën peng.
Anija e peshkimit “Celepia 2” u zhduk për disa ditë dhe pas alarmit të familjarëve ajo u shpall e zhdukur. Menjëherë pas nisjes së hetimeve, autoritetet faktuan se ajo ishte marrë peng nga shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam 30 vjeç.
Egjiptiani e mori peng peshkarexhën bashkë me dy peshkatarë shqiptarë, pasi pronari i mjetit, Murat Çelepia, pretendon i ka një borxh prej 70 mijë eurosh, të cilin nuk ia ka shlyer, por ky i fundit e ka mohuar.
Fillimisht Adel Mohamed Sallam gjatë telefoi një bashkëkombas të tij që punon në portin e Durrësit dhe i ka pohuar se anija ndodhet pranë portit Alekasandrisë.
Ai kërcënoi se do të fundoste anijen së bashku me dy marinarët, nëse nuk i kthehet borxhi prej 70 mijë eurosh.
Ndërkohë, pasditen e djeshme Report Tv egjiptiani përmes një telefonate ka kërkuar 100 mijë euro ose në të kundërtën kërcënonte se do e digjte peshkarexhën.
Fillimisht u dyshuar edhe për shitjen e anijes për trafik klandestinësh.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme ka nisur kontaktet me autoritetet e Egjiptit për të zbardhur ngjarjen.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO