Gjendet shpata 900-vjeçare në brigjet e Izraelit, i përkiste një kalorësi kryqtar

Një shpatë që besohet se i përkiste një kalorësi kryqtar rreth 900 vjet më parë është gjetur nga një zhytës amator Shlomi Katzin në brigjet veriore të Izraelit. Mendohet se ajo përgjatë kësaj kohe e mbuluar me organizma detarë, u shfaq përsëri pas zhvendosjes së rërës. Autoriteti Antik i Izraelit tha se pasi të pastrohej dhe analizohej do të bëhet publike.

"Shpata, e cila është ruajtur në gjendje të përsosur, është një gjetje e bukur dhe e rrallë dhe duket se i përkiste një kalorësi kryqtar. Është emocionuese të hasësh një objekt të tillë personal, duke të çuar 900 vjet mbrapa në kohë në një epokë tjetër, me kalorës dhe shpata," tha Inspektori i Njësisë për Parandalimin e Grabitjeve të IAA, Nir Distelfeld.

Kobi Sharvit, i cili drejton Njësinë Arkeologjike Detare të IAA -së, tha se bregdeti Carmel, ku u gjet tehu, shërbente si strehim për anijet gjatë stuhive në shekuj.

"Këto kushte kanë tërhequr anijet tregtare në shekuj, duke lënë pas gjetje të pasura arkeologjike," tha ai.

Kryqtarët luftuan në një sërë luftërash fetare të njohura si Kryqëzatat, të cilat u sanksionuan nga Kisha Katolike Romake në periudhën mesjetare. Kryqëzatat më të njohura ishin aty në Mesdheun lindor që kishin për qëllim rimëkëmbjen e Tokës së Shenjtë nga sundimi mysliman.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë